Ditë e veçantë për shkrimtarin e madh Ismail Kadare, sot feston ditëlindjen

Publikuar tek: aktualitet, më 09:17 28-01-2018 Ditë e veçantë për shkrimtarin e madh Ismail Kadare, sot feston ditëlindjen

Poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare sot feston ditëlindjen e tij të 81. 

Kadare lindi më 28 janar të vitit 1936, 81 vite më parë.

Ditën e djeshme shkrimtari i madh u dekorua me çimin “Nonino” në Itali, ku ishte akorduar disa ditë më parë, por Kadare udhëtoi dje drejt Italisë për ta tërhequr atë.

Ky është gëzimi i dytë për Kadarenë brenda dy ditëve.

Stafi i Newsbomb.al i uron shkrimtarit të madh jetë sa më të gjatë.

Ismail Kadare:

Kadare lindi në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Në vitin 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar më pas në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit, por u bë i njohur sidomos me vëllimin 'Shekulli im' (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: 'Përse mendohen këto male' (1964), 'Motive me diell' (1968) dhe 'Koha' (1976). Vepra më e shquar poetike e Kadaresë është poema liriko-epike 'Përse mendohen këto male' (1964) një pasqyrim i përgjithësuar artistik i rrugës dhe fatit historik të popullit shqiptar dhe të Partisë së Punës së Shqipërisë. 

Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare. Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit 'Gjenerali i ushtrisë së vdekur' (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin 'Kështjella' (1975). Në romanin 'Kronikë në gur' (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela 'Emblema e dikurshme' (1977), 'Ura me tri harqe' (1978) dhe 'Gjakftohtësia' (1980). E veëanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani 'Dimri i madh' (1977). 

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.Që nga viti.1994 është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsi”, një nga çmimet me prestigjioze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Ismail Kadare shkroi edhe veprën e njohur “Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s” 2013.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Ushtria e mjerimit” dhe çfarë duhet të ndryshojë Lul Basha në PD
Sherr me thika mes shqiptarëve në Itali, 2 të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.014180183410645
array(1) { ["section"]=> string(81) "dite-e-vecante-per-shkrimtarin-e-madh-ismail-kadare-sot-feston-ditelindjen-108218" }