Sot Italia ka regjistruar një numër të lartë të viktimave nga koronavirusi, që nga fillimi i pandemisë që kaploi botën.
Shteti ynë fqinj ka shënuar ulje në numrin e rasteve të reja në 24 orë, por rritje të viktimave.
Ministria e Shëndetësisë atje raportoi 10.497 raste të reja dhe 603 viktima, duke e çuar në mbi 2.4 milionë numrin e të prekurve dhe 83.157 atë të jetëve të humbura.