Ditë e zezë për këngëtaren e njohur Enca Haxhia, ndahet nga jeta i ati në moshën 64 vjeçare

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:21 26-02-2020 Ditë e zezë për këngëtaren e njohur Enca Haxhia, ndahet nga jeta i ati në moshën 64 vjeçare Enca me babain

Ditë zie për këngëtaren e njohur Enca Haxhia, e cila ka humbur babain e saj nga një sëmundje e rëndë.

Sokol Haxhia, babai i këngëtares është ndarë nga jeta në moshën 64 vjeçare. Vetë Enca nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me ndarjen nga jeta të babait, por një  lajm i tillë është konfirmuar nga postimet e fansave të saj.

I vetmi reagim në rrjetin social Instagram ka qenë disa orë më parë kur artistja ka postuar një pjesë të këngës “Ocean” të Karol G, e cila i dedikohet një personi që do ta duash përjetësisht.

Kujtojmë se Enca ka pasur një lidhje të veçantë me babain pasi gjithmonë e ka përmendur nëpër intervistat që ka dhënë në media, ku është shprehur se ai ka qenë një mbështetje e madhe për të. 

Si Enca, ashtu edhe motra e saj Uindi nuk kanë qenë aktive në rrjete sociale këto ditë, madje as nuk kanë reaguar për këtë lajm të trishtë të bërë publik nga fansat. 

enca.jpg

encaa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083439350128174
array(1) { ["section"]=> string(97) "dite-e-zeze-per-kengetaren-e-njohur-enca-haxhia-ndahet-nga-jeta-i-ati-ne-moshen-64-vjecare-196542" }