Rëndohet bilanci i viktimave nga Covid-19 mbrëmjen e sotme në Qarkun e Shkodrës.
Pas një pacienti dhe efektivit të policisë së Bashkisë Shkodër, koronavirus i merr jetën infermierit që shërbente në qendrën shëndetësore Gril-Vrakë.
Bëhet fjalë për 59-vjeçarin, Fran Kështeja i cili nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid-in. Kështeja ishte i shtruar prej ditësh
Situata e pandemisë në vend ka ardhur duke u përkeqësuar. Ministria e shëndetësisë raportoi sot 786 raste të reja dhe 11 humbje jete.