Saranda vijon të ketë problem me rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza dhe ujit të pijshëm.
Pak ditë më parë, në pothuajse gjysmën e qytetit nga tubacionet e ujit të pijshëm pompohej vetëm baltë, duke shkaktuar një dëm kolosal në mijra familje, të cilave u janë mbushur edhe depozitat me baltë, shkruan Saranda ëeb.
Sot në qendër të Sarandës kanë shpërthyer përsëri ujrat e zeza. Në hyrjen e këtij pallati ujrat e zeza kanë zënë gjithë hapëësirën duke bërë edhe hyrje-daljet nga shtëpitë të pamundura për banorët, por edhe miqtë të cilët ende vazhdojnë vizitat me rastin e Vitit të Ri