Ditë pas dite, çarmatosen shqiptarët: Në 24 orë dorëzojnë 31 armë, 11712 fishekë, 12 granata... (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:41 01-02-2017
Policia e Shtetit by newsbomb-al

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve. Policia bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 31 armë zjarri, 11712 fishekë, 12 granata, 12 krehëra, 1 gjerdan me fishekë gjuetie.

Konkretisht në qarqet:

Qarku Tiranë

Dorëzohen 9 armë zjarri, 3723 fishekë luftarakë, 2 granata dhe 1 gjerdan me fishekë gjuetie, konkretisht: dy armë zjarri në Komisariatin nr.1, dy armë zjarri në Komisatiatin nr.2, një armë zjarri në Komisariatin nr.4, dy armë zjarri në Komisariatin nr.5, një armë zjarri në Komisariatin nr.6 dhe 1 armë zjarri në Rrogozhinë.

Qarku Shkodër

Dorëzohen edhe 5 armë zjarri të tjera e 1400 fishekë, 12 krehëra dhe 2 granata, konkretisht: 3 armë dhe 820 fishekë në Shkodër, 1 armë dhe 50 fishekë në Vaun e Dejës dhe 1 armë zjarri, 530 fishekë dhe 2 granata në Pukë.  

Qarku Kukës

Dorëzohen 5 armë zjarri dhe 390 fishekë nga banorë të Njësive Administrative Ujmisht, Bushtricë, Malzi, Shtiqen e Klosh.

Qarku Gjirokastër

Dorëzohen 2 armë zjarri dhe 4780 fishekë, konkretisht: 1 armë zjarri dhe 4720 fishekë në Gjirokastër, si dhe 1 armë zjarri dhe 60 fishekë në Përmet.

Qarku Elbasan

 Dorëzohen 3 armë zjarri e 90 fishekë e 1 granatë, konkretisht: 2 armë në Cërrik dhe 1 në Peqin.

Qarku Durrës

Dorëzohen 4 armë zjarri dhe 120 fishekë.

Qarku Dibër

Dorëzohen nga banorët e Njësisë Administrative Tomin, 1 armë zjarri, 7 granata me ndezësa dhe 1109 fishekë.

Qarku Lezhë

Dorëzohen nga dy banorë 2 armë zjarri dhe 100 fishekë.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me komunitetin do të vijojë përmbushjen e nismës "Shqipëria pa armë",  për grumbullimin e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin. 

Theksojmë se afati përfundimtar i dorëzimit vullnetar të armëve është data 30 e muajit Prill 2017.

Në këtë kuadër edhe një herë iu bën thirrje të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje, t'i dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekspertët paralajmërojnë prindërit: Mos i lini fëmijët të plasin tullumbace
"The Times" shkruan për talentet e reja: Si po prodhon Kosova yjet më të mirë të muzikës pop »
Article Logic
Execution time: 0.011645078659058
array(1) { ["section"]=> string(100) "dite-pas-dite-carmatosen-shqiptaret-ne-24-ore-dorezojne-31-arme-11712-fisheke-12-granata-video-67362" }