Ditë zie kombëtare, flamujt ulen në gjysmë shtizë në nder të Major Tanushit

Publikuar tek: aktualitet, më 08:52 16-05-2019 Ditë zie kombëtare, flamujt ulen në gjysmë shtizë në nder të Major Tanushit

Dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare në nder të major Klodian Tanushit i cili humbi jetën më 10 maj në Letoni.

Major Tanushi ndërroi jetë si pasojë e aksidentit të ndodhur më 6 maj në krye të detyrës, ku humbi jetën edhe nëtetarja Zarife Hasanaj.

Komisioni Qëndror i Statutit 'Dëshmor i Atdheut', nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, 'Dëshmor i Atdheut'.

Trupi i pajetë i Tanushit mbërriti dje në atdhe, ndërsa homazhet në nder të tij, do të zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00.

'Këshilli i Ministrave nderon major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, duke e shpallur ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie kombëtare. Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e enjte, në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë', thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067870616912842
array(1) { ["section"]=> string(81) "dite-zie-kombetare-flamujt-ulen-ne-gjysme-shtize-ne-nder-te-major-tanushit-164515" }