Ditëlindja e 28-të e PS, Pandeli Majko: Të vazhdojmë traditën e të qenurit të pakënaqur se japim më shumë... Do vijnë ditë më të mira!

Publikuar tek: politike, më 20:03 12-06-2019 Ditëlindja e 28-të e PS, Pandeli Majko: Të vazhdojmë traditën e të qenurit të pakënaqur se japim më shumë... Do vijnë ditë më të mira!

Partia Socialiste feston sot 28 vjetorin e krijimit të saj me strukturat e Tiranës në ambientet e Amfiteatrit te Liqeni Artificial.

I pari që ka nisur fjalën ka qenë ministri Pandeli Majko i cili u shpreh se socialistët duhet të vazhdojnë traditën e tyre të të qenurit të pakënaqur sepse vetëm kështu do t'ju ofrojnë më shumë qytetarëve.

Gjithashtu, Majko shprehu hapur mbështetjen ndaj Veliajt, duke thënë se ai nuk ka nevojë për fushatë në këto zgjedhje pasi ndryshimi i Tiranës është fushata e tij.

'Veliaj këtë rradhë nuk ka nevojë të bëj fushatë, se këtë rradhë fushta është ndryshimi i Tiranës. Duhet me se zbën që të vashdojmë atë traditë të socialistëve, të jemi të pakënaqur. Të jemi të pakënaqur që të ofrojmë më shumë.

Shoh më shumë flamuj kombëtar se flamuj të PS dhe sot simboli është që Shqipëria është e para. Jam i bindur se ditë më të mira do të vijnë', tha Majko.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028810024261475
array(1) { ["section"]=> string(135) "ditelindja-e-28-te-e-ps-pandeli-majko-te-vazhdojme-traditen-e-te-qenurit-te-pakenaqur-se-japim-me-shume-do-vijne-dite-me-te-mira-167987" }