Ditëlindja gjashtë milionë dollarëshe e 15-vjeçares (FOTOT NE BRENDESI)

Publikuar tek: bota, më 21:05 09-03-2016 Ditëlindja gjashtë milionë dollarëshe e 15-vjeçares (FOTOT NE BRENDESI)

Babai i një vajze 15-vjeçare i bën asaj dhuratë një ditëlindje madhështore që çdokush do ta ëndërronte.

Ai ka shpenzuar plot 6 milion dollarë për ditëlindjen e saj. Në party-n e pazakontë të 15-vjeçares Maya Henry, kanë performuar këngëtarë të njohur si Pitbull dhe Nick Jonas, shërbimet kozmetike kanë qenë grimierët që kanë punuar më parë për familjen Kardashian dhe fotot i ka realizuar Donna Newman fotografia që ka fotografuar edhe Michelle Obamën.  Ajo kishte veshur një fustan Rolando Santana.

Babai i Mayas, avokati Thomas J Henry, ka punësuar një ekip prej 150 persona për të organizuar këtë party ditelindje dhe për fat të mirë të gjitha përpjekjet e dhe shpenzimet e kanë gëzuar Mayan.

"Kjo ishte një natë e mahnitshme dhe unë nuk do të harroj kurrë. Unë jam mirënjohëse për të gjithë ata që morën pjesë dhe prindërit e mi të mahnitshëm që fjalë për fjalë bënë ëndrrat e mia realitet. ", ka thënë Maya.

{gallery}partimilion{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02150821685791
array(1) { ["section"]=> string(75) "ditelindja-gjashte-milione-dollareshe-e-15-vjecares-fotot-ne-brendesi-34682" }