Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se gjatë ditës së sotme, 15 maj, do të punohet në kabinën "Astir" dhe në kabinën "Tefta Tashko 2", në kuadër të projektit për rikonstruksionin e kabinave.
Punimet do të kryhen në orarin 10:00-13:00.
Pa energji gjatë kësaj kohe do të mbeten abonentët që banojnë në zonën pranë ish tempullit "Eleonora", rruga "Bill Klinton" rruga "Tefta Tashko" dhe zona e Xhamisë, pjesërisht.