‘Ditën e varrimit u bëra ministër’, Rama kujton vdekjen e të atit: Hoqa mjekrën, vathin dhe u ktheva njeri normal

Publikuar tek: aktualitet, më 13:48 12-12-2019 ‘Ditën e varrimit u bëra ministër’, Rama kujton vdekjen e të atit: Hoqa mjekrën, vathin dhe u ktheva njeri normal

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot familjen e Fatmir Gjanës në Durrës, që humbi bashkëshorten, Xhuljetën, nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Gjatë bisedës mes tyre, Rama është kthyer pas në kohë dhe ka rikujtuar një tërmet të fortë, që ka rënë kur ai ka qenë i vogël dhe sesi babai i tij, Kristaq Rama, i kishte shpëtuar së bashku me të vëllanë, Olsin, duke i mbajtur te dera.

Më pas, Rama ka treguar se kur kur ka marrë vesh lajmin për vdekjen e babait ka ardhur nga Parisi, ka hequr mjekrën dhe vathin.

Sipas kryeministrit, për ironi të fatit po atë ditë u bë edhe ministër.

Rama: Nuk duhet të dalësh jashtë, kur bie tërmet. Ishim të vegjël kur ra një tërmet. Më kujtohet, Kristaqi i shkret më kapi mua dhe Olsin te dera.

Gjana: Ky ishte shumë i fortë dhe u këputën katet e para. Katër kate ranë si me rënë një kuti.

Rama i drejtohet djalit të Fatmirit: Më hoqe mallin e vathit tim. Kam pas vëth edhe unë, e hoqa kur më vdiq babai, isha në Paris, dhe kishim shumë marrëdhënie të afërt, por unë do nisesha të nesërmen se nuk kishte avion, dhe kam ndenjur nga stresi nuk e di se sa orë, kam hequr mjekrën pa shkumë fare, hoqa vëthin dhe u bëra si njeri normal, se më parë quhesha jo normal, dhe erdha për varrimin. Pastaj, ditën e varrimit u bëra ministër, ishte koiçidencë..

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02172589302063
array(1) { ["section"]=> string(115) "diten-e-varrimit-u-bera-minister-rama-kujton-vdekjen-e-te-atit-hoqa-mjekren-vathin-dhe-u-ktheva-njeri-normal-189197" }