Ditmir Bushati mesazh Ramës nga EURONEWS që në mëngjes: Kompromisi politik do na çojë drejt tetorit në BE

Publikuar tek: aktualitet, më 13:01 20-06-2019 Ditmir Bushati mesazh Ramës nga EURONEWS që në mëngjes: Kompromisi politik do na çojë drejt tetorit në BE

Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm është intervistuar në edicionin e lajmeve në Euroneës, lidhur me vendimin e shtyrjes së celjeve të negociatave të Shqipërisë me BE.

Gazetarja e ka pyetur ish-ministrin e jashtëm edhe për situatën në Shqipëri dhe protestat e opozitës. 

“Protestat janë instrumenta të shprehjes së demokracisë. Në disa raste ne shohim protesta edhe në pjesë të tjera të Evropës.

Por nga ana tjetër, dhuna është dënuar dhe duhet të dënohet se pari nga ata aktorë politikë që janë të lidhur me këto instrumente.

Besoj se është çështje prioriteti për të gjitha forcat plitike në Shqipëri për të treguar përgjegjshmëri sepse kur flasim për procesin e anëtarësimit në BE, është çështje e një prioriteti kombëtar. Dhe duke siguruar një klimë politike të qetë do të jemi të aftë të arrijmë këtë qëllim, me shpresë këtë tetor.

Ne do të duhet të vazhdojmë me konsolidimin e reformave. Nuk ka arsye për tu ankuar në këtë aspekt, edhe pse kemi arritur shumë, sidmos kur vjen cështja te procesi I tranformimit që kemi filluar në gjyqsor, me procesin e Vettingut me gjyqtarët dhe prokurorët; ne duhet të bëjmë shumë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë. Këto janë fenomene që janë në Ballkan, fenomene që shihen edhe në disa shtete të reja (jo shumë të reja në fakt) anëtare të BE.

Dhe mbi të gjitha, kompromisi politik dhe konsensusi politik në mënyrë që të mbështeten këto reforma që nuk kanë të bëjnë me të majtën apo të djathtën është një parakusht për suksesin. Dhe kjo fatkeqësisht ka penguar mundësinë e Shqipërisë për të ecur më shpejt drejt Bashkimit Evropian”, thotë Bushati në intervistën thuajse 5 minuta në euroneës.

Negociatat me BE

Tani që nuk e ka më petkun e kryediplomatit, Bushati ka folur troç edhe për zhgënjimin që pati me vendimin e vendeve të BE për shtyrjen në tetor të negociatave.

Ai ka qenë një ndër negociatorët kryesore në 6 vite për këtë process dhe tha se BE ka shkuar pas me premtimin që kishte vënë në tavolinë.

“Eshtë e qartë se ata nuk iu përmbajtën konkluzioneve të bëra në vitin 2018. Ishte ai Këshill që hapi rrugën e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, sipas të cilit, në qershor 2019, do të ishte momenti për caktimin e një date për fillimin e negociatave” tha Bushati.

“Eshtë e qartë se pozita e disa shteteve anëtare po bëhet më e ftohtë, nëse nuk është miqësore, për asye të brendshme për procesin e zgjerimit”.

Franca është mes atyre vendeve që duan të ngadalësojnë procesin. “Unë mendoj se pozita e Francës mund të pajtohet lehtë me qendrimin e Shqipërisë. Sepse nuk po flasim për datën e anëtarësimit, po flasim për fillimin e procesit të pranimit të Shqipërisë në BE” saktësoi Bushati.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068979263305664
array(1) { ["section"]=> string(111) "ditmir-bushati-mesazh-rames-nga-euronews-qe-ne-mengjes-kompromisi-politik-do-na-coje-drejt-tetorit-ne-be-168996" }