Ditmir Bushati në përurimin e ‘shtëpisë së re të shqiptarëve’ në Milano: Ishte një gropë thithëse parash

Publikuar tek: politike, më 16:53 11-01-2018 Ditmir Bushati në përurimin e ‘shtëpisë së re të shqiptarëve’ në Milano: Ishte një gropë thithëse parash

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në ceremoninë e përurimit të selisë së re të konsullatës shqiptare në Milano. 

Ai u njoh nga afër me ambientet në këtë konsullatë si dhe bisedoi me qytetarët lidhur me përmirësimin e kushteve.

Ministri Bushati theksoi se konsullata në Milano, e cila "deri para pak vitesh ishte një gropë thithëse parash të bashkatdhetarëve", sot është një seli moderne që ofron shërbime në mënyrë efikase dhe me kosto të reduktuar. Në këtë konsullatë marrin shërbime rreth 400 mijë bashkatdhetarë - vijoi ai dhe ka qenë detyrimi i qeverisë sonë për të modernizuar shërbimet duke reduktuar koston dhe kohën e marrjes së tyre”.

Kreu i diplomacisë theksoi se konsullata është "shtëpia e shqiptarëve", jo vetëm për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta por edhe sepse ofron informacion dhe analizë rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe potencialeve të turizmit dhe ekonomisë për të tërhequr investimet e huaja.

Në fillim të këtij viti është dixhitalizuar i gjithë aktiviteti i ofrimit të shërbimit konsullor nga Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë duke ofruar 36 shërbime online.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011541128158569
array(1) { ["section"]=> string(108) "ditmir-bushati-ne-perurimin-e-shtepise-se-re-te-shqiptareve-ne-milano-ishte-nje-grope-thithese-parash-106205" }