Ditmir Bushati 'rrëzon tërësisht' rezolutën e Taulant Ballës për 'ndërhyrjet e huaja në zgjedhje', ja propozimet për ndryshime (PROPOZIMET ME SHKRIM)

Publikuar tek: barometri, më 08:17 08-11-2019 Ditmir Bushati 'rrëzon tërësisht' rezolutën e Taulant Ballës për 'ndërhyrjet e huaja në zgjedhje', ja propozimet për ndryshime (PROPOZIMET ME SHKRIM)

Ish-ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, nuk e ka kapërdirë dot projekt-rezolutën e propozuar nga kryetari i grupit Taulant Balla në mbledhjen e djeshme të komisionit të jashtëm, e cila, u miratua dje në komision pavarësisht votës kundër të ish-ministrit, raporton newsbomb.al.

E meqë maxhoranca ku edhe ai bën pjesë, është e vendosur të miratojë një rezolutë të ngjashme me atë të 10 tetorit 2019 të parlamentit evropian mbi ndërhyrjet e huaja dhe dezinformacionin në projektet zgjedhore, Ditmir Bushati, duhet të ketë punuar gjithë ditën e djeshme, për të shkruar plot 12 faqe relacion dhe ndryshime të projekt-rezolutës së djeshme, të cilës, nuk I ka lënë asnjë pikë pa ndryshuar. Ditmir Bushati I ka paraqitur kërkesat e tij në komisionin e Sigurisë në Parlament, meqë komisioni ku ai bën pjesë, e ka miratuar projekt-rezolutën. “Nuk jemi vend dordolec, ishte paralajmërimi i djeshëm i Bushatit, jemi vend anëtar I NATO-s”, për të treguar për seriozitetin në dokumentet parlamentare.

“Eshtë e rëndësishme që projekt-rezoluta në shqyrtim të pasqyrojë me korrektësi faktet, fenomenin të cilin synon të trajtojë, në respekt të ruajtjes së interesit kombëtar, arritjeve strategjike të deritanishme dhe angazhimeve të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare” shkruan Bushati, I cili propozon edhe ndryshimin e titullit që është marrë njëlloj me atë të Parlamentit Evropian, por që në fakt ka një rol dhe synim krejt tjetër, raporton newsbomb.al.

Sipas Bushatit, në këtë rezolutë duhet të merren parasysh detyrimet që burojnë nga “Kushtetuta e republikës së Shqipërisë, anëtarësimi në NATO, Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia e Mbrojtjes Kibernetike, Agjenda digjitale e Shqipërisë 2014-2020, Dokumenti I politikave për sigurinë kibernetike për vitet 2015-2017.

Një pikë e rëndësishme që duhet të ndryshojë në rezolutë sipas Bushatit, është edhe shtimi I një pike në preambul për dezinformimin, raporton newsbomb.al.

Ja çfarë porpozon ish-ministri:

Duke pasur parasysh faktin se sulmet hibride përdoren në mënyrë të koordinuar nga aktorët shtetërore ose joshtetërore për të arritur objektiva specifike duke krijuar paqartësi në procese vendimmarrëse , nxitur fushata masive të dezinformimit nëpërmjet rrjeteve sociale për të ndikuar në jetën politike dhe procesin vendimmarrës;

Sipas Bushatit, ky ndryshim shkon në përputhje me strategjitë e miratuara në Shqipëri por edhe angazhimet dhe detyrimet që kemi në NATO, raporton newsbomb.al.

Bushati kërkon që ndryshimet të fillohen që nga titulli i projetkt-rezolutës që u propozua ditën e djeshme nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla

“Për parandalimin e ndërhyrjeve të huaja të mundshme në proceset zgjedhore dhe dezinformimit si mjet i ushtrimit të influencës në jetën shoqërore”, është titulli i kërkuar nga ish-ministri.

Bushati pretendon se me këto ndryshime po synon të reflektimin e realitetit në një pjesë të vendeve anëtare të NATO-s dhe harmonizimin konceptual dhe terminologjik me konceptin strategjik të NATO-s, SHBA-ve, BE-së dhe OSBE-së.

Gjithashtu socialisti kërkon të ndërhyhet edhe në çështjen e dezinformimit, ku propozon rregullimin e kuadrit ligjor për mediat elektronike dhe qasjen edukative.

“Amendimi inkurajon institucionet përgjegjëse që të angazhohen në një strategji edukative në bashkëpunim me shoqërinë civile për të rritur ndërgjegjësimin mbi pasojat e fenomeneve që kanë të bëjnë me dezinformimin, lajmet e rreme dhe gjuhën e urrejtjes, dhe nga ana tjetër propozon dhe disa nisma që kanë të bëjnë me mediat”, thuhet në kërkesë.

Gjithashtu Bushati propozon “ndërtimin e urave të bashkëpunimit me platformat e rrjeteve sociale në mënyrë që të sigurohet informacioni i plotë rreth reklamave politike, financimit të tyre dhe ruajtjes e mbrojtjes së të dhënave të përdoruesve” për median elektronike.

74573902_569400810519197_2400137701937381376_n.jpg

74279212_422037091828903_3213516237631913984_n.jpg

75635900_458878891428191_6427333569651146752_n.jpg

74314565_429101211323767_8306109572393730048_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.052013874053955
array(1) { ["section"]=> string(149) "ditmir-bushati-rrezon-teresisht-rezoluten-e-taulant-balles-per-nderhyrjet-e-huaja-ne-zgjedhje-ja-propozimet-per-ndryshime-propozimet-me-shkrim-185116" }