“DIVA” godet grupin kriminal, 4 të arrestuar për trafik personash, 2 në kërkim

Publikuar tek: aktualitet, më 07:54 30-07-2015 “DIVA” godet grupin kriminal, 4 të arrestuar për trafik personash, 2 në kërkim Të arrestuarit

Në sajë të operacionit të koduar “DIVA” është goditur veprimtaria kriminale e grupit të strukturuar me 4 të arrestuar, 2 në kërkim për veprën penale të “Trafikimit të personave të rritur” e kryer në bashkëpunim. Personat e arrestuar dyshohet se trafikuan shtetasen me inicialet A.F në ishullin Kos të Greqisë për prostitucion.

Të arrestuarit janë Anduel Kodra, 22 vjeç, lindur në Korçe, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Amaris Kodra, 22 vjeç, lindur dhe baues në Tiranë  Rrahman Sufa, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë Endri Rustem, 45 vjeç, lindur dhe banues në Korçë. Ndërkaq 2 personat e shpallur në kërkim janë E. F, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, 6- B. D, 23 vjeç, lindur Dibër dhe banues në Tiranë.

Policia bën me dije se operacioni u finalizua  nga Sektori Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, pas një pune intensive hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjithashtu policia bën me dije se vazhdon puna për dokumentimin e veprimtarisë për  persona të tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ortaku i kambistit informoi hajdutët? Ja hetimi për grabitjen e makinës dhe 100 mijë eurove
Arrestohen dy gra, vidhnin sendet me vlerë të pushuesve në plazhin e Golemit »
Article Logic
Execution time: 0.010793924331665
array(1) { ["section"]=> string(80) "diva-godet-grupin-kriminal-4-te-arrestuar-per-trafik-personash-2-ne-kerkim-17292" }