Divjakë/ Rama: Rezultatet e moratoriumit mbreslënëse, gjahtarët t’i shtyjnë ëndrrat për 10 vjet

Publikuar tek: aktualitet, më 11:35 13-03-2015 Divjakë/ Rama: Rezultatet e moratoriumit mbreslënëse, gjahtarët t’i shtyjnë ëndrrat për 10 vjet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha sot, në 1 vjetorin e hyrjes në fuqi të moratoriumit të gjuetisë, se rezultatet kanë qenë mbreslënëse. Sipas Ramës, moratoriumi duhe të jetë në fuqi edhe për 10 vjet.

“Këtë vit kemi bërë një mbrojtje të specieve të llahtarisura nga barbaria vrastare e njeriut në këtë zonë dhe zona të tjera.  Nga viti 2001 në 2011, fazani ishte shfarosur 100%, thëllëza e malit dhe e fushës shfarosur 70%, lepuri mbi 50%, edhe vetë dhelpra, megjithë zgjuarsinë që na kanë treguar kur ishim të vegël ishte shfarosur mbi 30% edhe pse më pak se të tjerët. Duket padrejtësi t’u thuash të egër këtyre dhe të butë ata që I vrasin me dy këmbë si puna jonë. “, tha Rama.

Sipas tij vendosja e moratoriumit ka zhvilluar ekonominë e mirëqënien.“Tek ne strehohen 180 mijë specie që vijnë për të dimëruar, shifër shumë e lartë për sipërfaqet ujore që ka Shqipëria në ligatinat ujore Karavasta, Ohër, Prespë etj. Kemi takuar një grup të Al Jazirës për të dhënë lajmin se pelikani kaçurrel u kthye në një territor ku ia kishin bërë jetën të pamundur. Vendosja e moratoriumit është në funksion të rritjes ekonomike, të mirëqënies dhe zhvillimit. Banorët janë koshientë se ky territor ishte shumë I populluar, por më pas erdhën gjahtarë që deshën ta shfarosnin faunën e egër. Rezultatet e moratoriumit janë mbreslënëse dhe unë jam dakord me varkëtarin e minutës së fundit që mendon kjo duhet të vazhdojë edhe për 10 vjet.”, përfundoi Rama.

Kurse ambasadori amerikan Donald Lu, I pranishëm në ceremoni tha se sot nuk duhet të flasin për politikë, por për mbrojtjen e kafshëve të egra, një çështje sipas tij edhe më e rëndësishme.

 “Sot nuk duhet të flasim për politikë por për një temë më të rëndësishme: mbrojtjen e  kafshëve të egra dhe zogjtë. Unë shpresoj që fëmijët e mi dhe fëmijët shqiptarë do të jenë në gjendje të shikojnë këta zogj të mrekullueshëm”, tha në gjuhën shqipe Lu.

Ministri I Mjedisit Lefter Koka tha se kanë gjetr një gjendje shumë të rënduar në mjedis dhe se çdo metër tokë është e shtrenjtë e nuk duhet keqtrajtuar.

Situatën e gjetëm shumë të rënduar në mjedis dhe ekonomi. Është më e rëndësishme të parandalojmë një sëmundje se sa ta kurojmë atë.Çdo metër tokë e këtij vendi është shumë e shtrenjtë për ne. “Nuk mund ta keqtrajtojmë atë, si vitet e kaluara nga individi që elementët e natyrës e ka shumë të vështirë ta përkëdhelë, ish-kryeministri shqiptar.”, tha Koka, duke iu referuar Sali Berishës dhe duke shtuar se janë vendosur të vazhdojnë punën e tyre.

Kurse deputeti I zonës, Erjon Braçe tha se falenderon banorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Itali/Shqiptari i dehur që vrau 4 persona në aksident shpëton nga dënimi me 21 vjet burg
Kamëz/ Grabitet agjencia e trasfertave të parave, plagoset pronari »
Article Logic
Execution time: 0.012532949447632
array(1) { ["section"]=> string(97) "divjake-rama-rezultatet-e-moratoriumit-mbreslenese-gjahtaret-t-i-shtyjne-endrrat-per-10-vjet-5767" }