Divorci i Aurela Hoxhës/ Zbulohet arsyeja dhe padia e bashkëshortit: Na dëmtoi rëndë nga ana morale

Publikuar tek: aktualitet, më 08:17 12-09-2015 Divorci i Aurela Hoxhës/ Zbulohet arsyeja dhe padia e bashkëshortit: Na dëmtoi rëndë nga ana morale Aurela Hoxha dhe bashkëshorti

Zbardhet arsyeja dhe padia për divorcin e Aurela Hoxhës me bashkëshortin e saj Admir Ismajlukaj. Pas 15 viteve së bashku, mes të cilëve 10 vite të plota martesë që prej 11 nëntorit të 2005-ës, i shoqi i Hoxhës ka vendosur të dorëzojë në gjykatë kërkesë-padinë  ku ndër të tjera thuhet se Aurela Hoxha  nuk ka patur ‘’qëndrime korrekte’’, duke dëmtuar marrëdhënien nga ‘’ana morale’’.

‘’Fillimisht marrëdhëniet tona martesore kanë qenë të mira dhe janë karakterizuar nga dashuria, mirëkuptimi reciprok dhe harmonia familjare.

Kohët e fundit marrëdhëniet tona familjare janë përkeqësuar për shkak të qëndrimeve jo korrekte të palës së paditur ndaj meje, I ndodhur në këto rrethana, ku marrëdhëniet tona janë dëmtuar rëndë  nga ana morale prej të paditurës kanë sjellë si pasojë mungesën e harmonisë, mirëkuptimit dhe respektit tim ndaj Aurelës.

Ka vend të theksohet se marrëdhëniet në vazhdimësi nuk janë përmirësuar, por përkundrazi janë dëmtuar, duke ndërprerë dhe bashkëjetesën tonë dhe si rrjedhojë kemi më tepër se 4 muaj që jetojmë të veçuar. Martesa jonë e ka humbur qëllimin e ndaj dhe bashkëjetesa jonë është bërë e pamundur.

Unë paditësei Admir Ismajlukaj, për situatën dhe gjendjen e krijuar, atë të prishjes së marrëdhënieve bashkëshortore, rezervoj të drejtën e kërkimit të fajësisë sipas situatës që do të krijohet gjatë shqyrtimit gjyqësor, të qëndrimit që do të mbaje e pandehura’’, thuhet në kërkesë-padinë e biznesmenit zbardhur nga ‘’Panorama’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja plani i ri i lëvizjes në Tiranë, ndalohet qarkullimi në unazën e vogël, bizneset do furnizohen natën
Silvi Zhuri, kush është tutorja shqiptare 22-vjeçare (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.012932062149048
array(1) { ["section"]=> string(103) "divorci-i-aurela-hoxhes-zbulohet-arsyeja-dhe-padia-e-bashkeshortit-na-demtoi-rende-nga-ana-morale-20594" }