Dizenjuesi kosovar i logos së 100 vjetorit të Tiranës 'iu PËRVISHET' gazetarëve amatorë: Na akuzuat për plagjiaturë, ja e vërteta

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:49 17-01-2020 Dizenjuesi kosovar i logos së 100 vjetorit të Tiranës 'iu PËRVISHET' gazetarëve amatorë: Na akuzuat për plagjiaturë, ja e vërteta

Fisnik Ismaili dizenjuesi i logos zyrtare, e cila do të përfaqësojë Tiranën në aktivitet e shumta që do të zhvillohen me rastin e 100-vjetorit të shpalljes Kryeqytet, ka reaguar pas akuzave se logoja është plagjiaturë.

 Ismaili shkruan se të gjithë ata që e kanë akuzuar për plagjiaturë nuk kanë njohuri për dizajnin por kanë dëshirë të duken. Ndërkaq ai shpjegon dhe arsyet se pse logoja e “Karrotës” nuk është palgjiaturë.

“Këtu janë dhjeta shembuj të përdorun në botë të logove që e përdorin stilin e njajtë të dizajnit shumëngjyrësh, gjysëm të tejdukshëm, ku ngjyrat i hypin njana-tjetrës përmi dhe kombinohen. Google është një që e përdorë kohës së fundit shumë.

Për dallim prej tyne, origjinaliteti i logos së Tiranës është pikërisht te gjetja e bukur e inkorporimit të numrit 100 në emër, duke e përdorë stilin (trendin) në fjalë”, shkruan Ismaili ndër të tjera.

Postimi i Ismailit:

Të nderuem gazetarë e dizajnera amatorë, për me e akuzue dikë për plagjiaturë, duheni të paktën me pasë një fije njohuni për dizajnin. Kryesorja, me dijtë me e dallue stilin (trendin/mediumin) prej konceptit. Dytësorja, mos me vuejtë prej kompleksit të mosdijes, e me ba kësi gabimesh prej dëshirës me u dukë të dijshëm.

Këtu janë dhjeta shembuj të përdorun në botë të logove që e përdorin stilin e njajtë të dizajnit shumëngjyrësh, gjysëm të tejdukshëm, ku ngjyrat i hypin njana-tjetrës përmi dhe kombinohen. Google është një që e përdorë kohës së fundit shumë.

Për dallim prej tyne, origjinaliteti i logos së Tiranës është pikërisht te gjetja e bukur e inkorporimit të numrit 100 në emër, duke e përdorë stilin (trendin) në fjalë.

Njajtë, po të njajtit gazetarë e dizajnera amatorë, patët tentue me e quejtë Monumentin NEËBORN plagjiaturë, vetëm pse ishte skulpturë tipografike si IAMsterdam dhe LOVE (shihi fotot). E NEËBORN shkoi i fitoi 7 çmime ndërkombëtare!

Po të kishit qenë edhe ju profesionistë sikur Karrota, vendi ynë sot kish qenë shumë më i bukur.

Pse bre folni për tema që as nuk keni njohuni për to? A unë nime po ju dukem qaq budallë, që me ba plagjiatura që sot gjinden për 10 sekonda në Google? Dëshira juej e etshme me e zanë nji profesionist si Fisi pick ju ka deshtue gjithmonë, o hej! E problemi është që ju s'po e keni as lidhjen më të vogël për çashtjet më thelbësore të dizajnit.

Provoni punoni, ndoshta ju del më mirë. Na edhe sot po festojmë.

83293505_10163000125155191_8150868013839548416_o.jpg

82396363_10163000124985191_6231713095106953216_o.jpg

82554262_10163000124920191_7938080271545401344_o.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036105871200562
array(1) { ["section"]=> string(132) "dizenjuesi-kosovar-i-logos-se-100-vjetorit-te-tiranes-iu-pervishet-gazetareve-amatore-na-akuzuat-per-plagjiature-ja-e-verteta-192360" }