Dj Sardi i jep fund beqarisë, ja detaji që konfirmon dyshimet

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:31 25-05-2020 Dj Sardi i jep fund beqarisë, ja detaji që konfirmon dyshimet

Dj Sardi është një prej djemve të famshëm më të pëlqyer nga vajzat.

Prej kohësh, ai ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjeve të dashurisë me vajza të njohura të ekranit si balerina, aktore apo dhe moderatore.

Mirëpo, së fundmi ai ka konfirmuar lidhjen me një vajzë të panjohur për publikun.

Pas një fotoje të publikuar në Instagram, po përflitet se ata i kanë dhënë fund beqarisë. Sardi shfaqet me një unazë në gisht që sigurisht ka rënë në sy.

I ftuar në emisionin “Mes Yjesh” në Ora News, Sardi u pyet për propozimin e martesës dhe la të nënkuptohej se kishte ndodhur me të.

“Ndoshta e kam hedhur hapin. Edhe mund ta kem bërë propozimin e shumëpritur", u shpreh Sardi.

sardi_copy.pngxx_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096211433410645
array(1) { ["section"]=> string(67) "dj-sardi-i-jep-fund-beqarise-ja-detaji-qe-konfirmon-dyshimet-207715" }