Djali e akuzoi publikisht, Berisha bën ‘të paditurin’: Nuk e dija se Remzi Hoxha ekzistonte mbi dhé

Publikuar tek: aktualitet, më 21:02 22-10-2020 Djali e akuzoi publikisht, Berisha bën ‘të paditurin’: Nuk e dija se Remzi Hoxha ekzistonte mbi dhé Foto-Montazh

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të zhdukur, shqiptaro-maqedonasit, Remzi Hoxha, më 21 tetor 1995.  

Në një intervistë për “Syri.tv”, Berisha, asokohe president i Republikës ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht në zhdukjen e Hoxhës, madje sipas tij deri në momentin që u zhduk nuk e kishte dëgjuar asnjëherë më parë emrin e biznesmenit.  

“Ish presidenti Berisha mund të thotë këtë: nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ketë një njeri që mund të faktojë gjënë më të vogël, se Sali Berisha president Republike se ka pasur një informatë, një të dhënë se ka ditur që ekziston Remzi Hoxha mbi dhé. Shpreh keqardhje që historia po përdoret për çështje politike. Sali Berisha e ka dëgjuar për herë të parë emrin e Remzi Hoxhës nga miku i tij asokohe, Adem Demaçi. Më ka thënë (viti 1995 ose 1996) se ka humbur dhe nuk po gjendet. Unë i kam thënë se nuk e kam dëgjuar këtë emër. I kam thënë se do të bëj maksimumin për ta gjetur. Kam thirrur përgjegjësit e institucioneve dhe u kam kërkuar që të bëjnë gjithçka për gjetjen e tij. Agjencitë kanë thënë që nuk gjejmë asnjë gjurmë. Nëse dikush di gjë për mua të dalë. U tha se Remzi Hoxha ka qënë pjesë e një atentati ndaj meje. Kurrën e kurrës. Asgjë e vërtetë. Është një trillium fund e krye. Kjo është e gjithë e vërteta. E rimarrim, është në dorën e familjarëve që të merren, por përdorimi i kësaj çështje para fushatës elektorale është gabim nga familjarët. Kjo është e gjitha se çfarë mund të them,” përfundoi Sali Berisha.

Ndërkohë, po sot, djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha në studion e “Real Story” theksoi se për të zbardhur këtë ngjarje, mungon vullneti politik dhe institucional.

  “Rasti i babait tim nuk është i komplikuar aspak, por i thjeshtë, por mungon vullneti politik dhe vullneti i institucioneve të drejtësisë që të merren siç duhet me këtë rast. Ne që kur ka ndodhur ngjarja, e kemi ditur si familje historinë. Nëntë persona e kanë marrë, sikur janë nga Kontrolli i Shtetit, kanë thënë se e po e marrin për verifikim personi, ia kanë vënë prangat dhe e kanë marrë.

Rasti u denoncua në Komisariatin numër 3. Babanë tim e ka marrë SHIK-u. Që ditët e para ne kishim tre emra, Bashkim Gazidede, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro. Janë munduar ta fshehin trupin e babait tim dhe kanë përdorur çdo mekanizëm, sepse kanë pasur nën kontroll edhe Prokurorinë, edhe gjykatat”, tha djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadorja Kim e dashuruar me Shkodrën: E dua! Njerëzit atje e shijojnë jetën, kuptojnë artet…
Aeroportet në vend, Balluku: Në Vlorë do të bëhet ai kryesori, Saranda vetëm në periudhën prill-tetor! »
Article Logic
Execution time: 0.010894060134888
array(1) { ["section"]=> string(102) "djali-e-akuzoi-publikisht-berisha-ben-te-paditurin-nuk-e-dija-se-remzi-hoxha-ekzistonte-mbi-dhe-224786" }