Djali i Gadafit dënohet me vdekje për rolin që luajti në protestat e 2011

Publikuar tek: bota, më 19:11 28-07-2015 Djali i Gadafit dënohet me vdekje për rolin që luajti në protestat e 2011

Një gjykatë në Libi ka dënuar sot me vdekje Seif al-Islamin, djalin e Moammar Gadafit, për rolin e tij në dhunën e ushtruar nga autoritetet e kohës kundër protestave të përgjakshme të vitit 2011 që çuan në largimin e të atit të tij nga pushteti.

Al-Islam nuk ishte i pranishën në gjykatë gjatë kohës që u dha dënimi i tij pasi ai po mbahet i ndaluar nga një grup i armatosur në qytetin Zintan, që mbështet qeverinë e njohur nga ndërkombëtarët në Tobruk dhe jo qeverinë rivale me mbështetjen e islamikëve, e cila vepron në Tripoli. Seif al-Islam kërkohet gjithashtu nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në lidhje me dy akuza për krime kundër njerëzimit.

8 persona të tjerë përfshirë ish shefin e zbulimit Abdullah al-Senoussi dhe ish-kryeministrin Baghdadi al-Mahmoudi, janë dënuar po ashtu nga Gjykata e Tripolit me vdekje.

Kryengritja në Libi filloi në shkurt të vitit  2011 në Benghazi, me protesta të cilat u frymëzuan nga revoltat e ashtuquajtura të pranverës arabe në Tunizi dhe në Egjipt. Muamar Gadafi u kap dhe më pas u ekzekutua nga kryengritësit në muajn tetotr të 2011.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028254985809326
array(1) { ["section"]=> string(79) "djali-i-gadafit-denohet-me-vdekje-per-rolin-qe-luajti-ne-protestat-e-2011-17173" }