Djali i hetohet në Itali për “pastrim parash”, Erdogan: Merruni me mafian tuaj

Publikuar tek: bota, më 20:10 02-08-2016 Djali i hetohet në Itali për “pastrim parash”, Erdogan: Merruni me mafian tuaj

Marrëdhëniet e Ankarasë me Perëndimin ftohen më tej pas hetimit të nisur nga Bolonja kundër djalit të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Erdogan deklaron ashpër duke thënë për Rai News: “Çështja e hetimit të djalit tim në Bolonja minon marrëdhëniet tona me Italinë, që në vend të kësaj duhet të merret me mafian”.

Kryeministri italian, Matteo Renzi nuk ka ndenjur pa reaguar, por ka deklaruar që në Itali ka një sistem drejtësie të pavarur që vepron në bazë të ligjeve dhe që lufton të gjitha format e paligjshmërisë.

“Gjyqtarët dhe hetuesit përgjigjen vetëm para Kushtetutës italiane dhe jo para Presidentit turk, shkruan Renzi. Këtë sistem ne e quajmë ‘shteti i së drejtës’ dhe jemi krenarë për këtë.”

Hetimet ndaj Bilal Erdogan kanë nisur që në vitin 2015, në bazë të një denoncimi të bërë nga një biznesmen i njohur turk, Murat Hakan Uzan, i cili tanimë jeton në azil në Francë.

Ajo që lidh djalin e Erdoganit me Bolonjën është se Bilali ndjek studimet për doktoraturën në këtë qytet, studime që i ka ndërprerë tashmë pasi nëse rikthehet në Itali rrezikon të arrestohet për pastrim parash.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02153205871582
array(1) { ["section"]=> string(80) "djali-i-hetohet-ne-itali-per-pastrim-parash-erdogan-merruni-me-mafian-tuaj-48544" }