Erik Fullani është përmendur kohët e fundit nga media shqiptare për ndryshimin e tij drastik në paraqitje, për shkak të humbjes së madhe në peshë. Edhe pse me një trup elegant e të tonifikuar, djali i ish-guvernatorit Ardian Fullani nuk heq dorë nga shijet e tij të hershme: një darkë e shijshme, me miq të mirë.
Zgjedhja e Akademisë suedeze është kritikuar ashpër edhe nga shumë intelektualë e shkrimtarë të njohur në mbarë botën. Handke ishte mik i kasapit të Ballkanit, Millosheviçit, dhe nuk ngurroi të fliste fjalë të ngrohta në fjalimin që mbajti gjatë ceremonisë së varrimit të tij në vitin 2006.
Teksa nobelistët mbërrinin një e nga një me limuzina në pallatin ku u mbajt ceremonia, qindra protestues qëndronin jashtë me pankarta, disa prej të cilave lexonin “Jo Nobel për lajme të rreme”, një referencë për komentet e Handke, i cili vinte në dyshim masakrën e 8,000 burrave dhe fëmijëve myslimanë në Srebrenicë, në vitin 1995.