Djali i Remzi Hoxhës tregon si e mashtruan: Morën 15 mijë euro dhe na sollën eshtrat e një qeni

Publikuar tek: aktualitet, më 22:21 21-10-2020 Djali i Remzi Hoxhës tregon si e mashtruan: Morën 15 mijë euro dhe na sollën eshtrat e një qeni Ardian Hoxha

Djali i biznesmenit të zhdukur 25 vite më parë, Remzi Hoxha, ka treguar në emisionin “Repolitix” se familja e tij ka bërë çdo përpjekje të mundshme për të gjetur eshtrat e të atit, por pa patur sukses.

Ai ka rrëfyer se madje janë mashtruar nga disa persona, të cilët i kishin kërkuar 30 mijë euro për të sjellë eshtrat e të atit.

Sipas Ardian Hoxhës, ata morën 15 mijë euro në fillim, dhe më pas sollën eshtrat e qenve dhe jo të biznesmenit.

"Ne me vite jemi frikësuar ta mendojmë se babai ynë do të kishte një varr. Duke qenë se kemi humbur të gjitha shpresat, ne me shumë dhimbje duam që të bëjmë një varr dhe nëse vijnë eshtrat ta kenë një vend. Ne si familje, duke qenë se fokusi ishte tek gjetja e eshtrave, nuk na interesonte politika e Shqipërisë. Për ne, gjithë shqiptarët janë vëllezër dhe motra. Ne kemi kërkuar të gjitha mënyrat. Xhaxhai im, i mashtruar nga shumë persona, i kishte thënë që të blinte një furgon. Punësoi dy persona që punonin në ShIK dhe të shkonin tek spitali i të sëmurëve mendorë. Shkoi xhaxhai im, se i thanë që ishte aty. Shkoi tek të gjitha dhomat. Kjo ndodhi në vitet 96'-97'. Një grup tjetër i thotë të blesh makina për detektimin e eshtrave në tokë. Një grup tjetër i thoshte na jep 30 mijë dollarë që të sjellim eshtrat. I marrim eshtrat dhe rezultuan se ato janë të qenëve. U ulën njëherë tjetër në kafe pasi një person i tha se po vjen Remziu. Ka pasur mashtrime nga më të ndryshmet" - tha Hoxha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani ‘tregon dhëmbët’: Do ta dërrmojmë Rilindjen në zgjedhje
Kadastra e Korçës mbyll dyert për qytetarët, 8 punonjës infektohen me Covid-19, gjithë stafi vetëkarantinohet »
Article Logic
Execution time: 0.01136589050293
array(1) { ["section"]=> string(101) "djali-i-remzi-hoxhes-tregon-si-e-mashtruan-moren-15-mije-euro-dhe-na-sollen-eshtrat-e-nje-qeni-224655" }