Djali i ri dergjet në rrugë me kokën e çarë mbi pellgun me gjak, SKANDAL me ambulancën (Video, pamje të rënda)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:07 17-11-2017 Djali i ri dergjet në rrugë me kokën e çarë mbi pellgun me gjak, SKANDAL me ambulancën (Video, pamje të rënda)

Një djalë i ri është plagosur rëndë në kokë, ditën e sotme në qytetin e Durrësit, për shkaqe që nuk dihen ende.

Në videon e siguruar nga Newsbomb.al. si dhe bazuar në dëshminë e personave që ndodheshin aty pranë, djali ka qëndruar i shtrirë në tokë për më shumë se 30 minuta, ndërsa kokën ia mbante me duar mbi pellgun e gjakut një kalimtar i rastësishëm.

Dyshohet se djali është rrëzuar pa ndjenja, por nuk është e qartë nëse e ka përplasur ndonjë makinë apo është konfliktuar fizikisht. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.

Për Newsbomb.al dëshmitarët thanë se ambulancës i janë dashur më shumë se 30 minuta të mbërrijë në vendngjarje ndërsa, sjellja e policit ishte indiferente.

I vetmi person që i është gjendur pranë djalit të plagosur është kalimtari i moshuar që përkujdeset për të derisa mbërin ambulanca.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070600509643555
array(1) { ["section"]=> string(112) "djali-i-ri-dergjet-ne-rruge-me-koken-e-care-mbi-pellgun-me-gjak-skandal-me-ambulancen-video-pamje-te-renda-99947" }