Djali i investitorit miliarder George Soros, Aleksander, prej tre ditësh ndodhet në Tiranë.
Pas takimit surprizë me presidentin Ilir Meta, duket se Alex Soros ka vendosur që të qëndrojë më gjatë në kryeqytet.
Në një postim në rrjetin social tëitter, Alex Soros ka shpërndarë disa foto nga dekorimet për festën e rëndësishme hebreje, Hannukah.
Hannukah është një festë e vjetër hebraike bazuar në kalendarin hebraik e cila bëhet në përkujtim të rebelimit të Maccabianëve kundër dinastisë së seleucidëve. Hannukah quhet ndryshe edhe festivali i dritave.