Një ngjarje e rëndë që mund të kishte përfunduar me pasoja më të mëdha ka ndodhur sot në fshatin Hajdaran në Elbasan.
Djali i ka vendosur flakën shtëpisë pas një konflikti me familjarët, e për pasojë disa prej tyre kanë mbetur të asfiksuar dhe me plagë të lehta.
Por nuk është mjaftuar me kaq, pasi me shishen e benzinës që kishte në dorë, i riu rreth 25-vjeç i ka vënë zjarrin edhe shtëpisë së fqinjit, ku një grua ka mbetur e lënduar nga flakët në disa pjesë të trupit.