Djali i Victoria dhe David Beckham i jep fund beqarisë (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:07 11-07-2020 Djali i Victoria dhe David Beckham i jep fund beqarisë (FOTO)

Djali i Victoria dhe David Beckham, Brooklyn 21-vjeç është fejuar me partneren e tij Nicola Peltz, 25 vjeçe.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Brooklyn kishte rreth 7 muaj i lidhur me Nicolan, dhe kanë vendosur që mardhënien e tyre ta çojnë në një hap tjetër.

Victoria dhe David i kanë dhënë djalit bekimin e tyre dhe janë të kënaqur që ai planifikon të martohet me Nicolan.

Këtë lajm Brooklyn e ka bërë me dije dhe vete me anë të një postimi në ‘Instagram’ pak më parë, ku shkruan se dy javë më parë e ka propozuar të dashurën për martesë dhe ajo ka pranuar.

“Para dy javësh i kërkova shpirtit tim binjak të martohej me mua dhe ajo tha po. Unë jam njeriu më me fat në botë. Unë premtoj të jem burri më i mirë dhe babi më i mirë, një ditë. Të dua,” shkruan Brooklyn në postimin e tij.

Screenshot_35_copy.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099399089813232
array(1) { ["section"]=> string(66) "djali-i-victoria-dhe-david-beckham-i-jep-fund-beqarise-foto-213569" }