Djali në kërkim për 137 kg KOKAINË, babai tregon ku ndodhet biznesmeni Gentian Malindi, implikon Prokurorinë dhe Edi RAMËN

Publikuar tek: aktualitet, më 14:09 27-11-2020 Djali në kërkim për 137 kg KOKAINË, babai tregon ku ndodhet biznesmeni Gentian Malindi, implikon Prokurorinë dhe Edi RAMËN

Babai i biznesmenit Gentian Malindi, avokati Ilir Malindi ka reaguar pas mbylljes së hetimeve për transportin e 137 kilogram kokainë, çështje për të cilën SPAK mbylli sot hetimet duke e shpallur Gentian Malindin të pandehur.

Ai akuzohet se është porositësi i kokainës që u nis nga Ekuadori, që u gjurmua nga DEA amerikane deri në portin e Pireut në Greqi, ku agjentët kryen edhe zëvendësimin e kokainës me pako orizi.

Ilir Malindi ka thënë se djali i tij është i pafajshëm, dhe se prokuroria s’ka asnjë provë ndaj tij. I pyetur se ku ndodhet djali që u arratis fill pasi zbuloi se pakot me kokainë që priste te zona e Plepave në Durrës ishin në fakt oriz, Ai tha se “djali ndodhet në malet e Shqipërisë ku po merr ajër të pastër”.

Në një lidhje telefonike me “FaxWeb” akuzoi kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe efektivët e policisë që morën pjesë në operacion se kanë lidhje me zhdukjen e pakove të orizit.

Pjesë nga deklarata e Ilir Malindit:

S’ka asnjë provë të vetme, e vetmja provë është që oficeri i policisë gjyqësore, Ermal Milori i janë gjetur gjurmë në pako. Ai person duhet të përgjigjet. Ai mund të thotë që djali im mund të ketë lidhje me Edi Ramën apo Ardi Veliun, nuk kanë asnjë provë përveç Erman Milorit, dosja është zero. Nuk ka përgjime, nuk ka asgjë konkrete.

Djali im është diku nga malet e Shqipërisë merr ajërin e pastër. S’ka lidhje, asgjë. E vetmja provë që ka dalë negative është gjyrma e gishtave në pako të Ermal Milorit, që do të thotë se është policia e shteti ajo që e ka organizuar. Janë dyndur forcat e policisë operacionale aty. U vodhën pakot e orizit, kush e bëri këtë? Një provë të vetme, se ku shkon Ervin Kondili me prokurorinë është tjetër problem. Myslym Aga është përgjigjur, s’kam lidhje fare, s’e di ku e shpie mushka prokurorinë. Policia e Ka vjedhur me urdhër të Edi Ramës, ministrit Lleshi. Nuk kanë lënë vrimë pa kërkuar dhe kanë dalë zero.

Vjedhja e orizit është bërë para orës 08:00, Gentian Malindi ka hyrë në orën 08:06 kompania është lajmëruar në orën 18:00. Ka vajtur tekniku i frigoriferit dhe e ka konstatuar, ai ka njoftuar policinë. 58 veta kanë qenë atë natë që u vodh orizi, kush e vodhi? Këta qëlluan në kohë dhe vendin e gabuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Covid-19 i merr jetën në moshën 76 vjeçare piktores së njohur Lumturi Blloshmi
Zbulim arkeologjik në Amantia, çfarë u gjet në varrin e lashtë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.01267409324646
array(1) { ["section"]=> string(127) "djali-ne-kerkim-per-137-kg-kokaine-babai-tregon-ku-ndodhet-biznesmeni-gentian-malindi-implikon-prokurorine-dhe-edi-ramen-229325" }