Djali sirian që humbi duart nga shpërthimi, ka një mesazh të fuqishëm për amerikanët

Publikuar tek: bota, më 16:20 02-01-2017 Djali sirian që humbi duart nga shpërthimi, ka një mesazh të fuqishëm për amerikanët

Ahmad Alkhalaf kaloi një vit tepër të ngarkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai mësoi të ngazë biçikletën, mori disa kurse artesh marciale dhe ishte një prej të ftuarve në mbrëmjen e fundvitit të organizuar nga Barack Obama.

11-vjeçari sirian që humbi duart nga shpërthimi i një bombe në vendlindjen e tij tashmë duket se i është rikthyer buzëqeshja, por megjithatë nuk është plotësisht i lumtur.

Ai kërkon të bashkohet me nënën dhe vëllezërit e tij që ndodhen në Stamboll.

“Dua që mami im të vijë këtu. Më duket sikur po e humbas atë. Nuk mundem më”, thotë 11-vjeçari.

Por megjithë të kaluarën e vështirë dhe ndarjen nga familja, Ahmad është plot shpresë.

“Duhet të kesh besim në vetvete dhe çdo gjë është e mundur në këtë botë”, thotë ai. Autoritetet amerikane janë duke punuar që t’i mundësojnë 11-vjeçarit bashkimin me familjen e tij. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të gjithë hodhën fishekzjarre, Kim Jong-un lëshoi raketa bërthamore për Vitin e Ri
Në avionët e dhuruar nga Rusia, Serbia do shkruajë emrat e të vrarëve nga Bombardimet e NATO-s »
Article Logic
Execution time: 0.01040506362915
array(1) { ["section"]=> string(89) "djali-sirian-qe-humbi-duart-nga-shperthimi-ka-nje-mesazh-te-fuqishem-per-amerikanet-64425" }