‘Djalli ndodhet në detaje, por aty ndodhet edhe shpëtimi’, mjeku jep lajme të mira për Covid: Studimi i 18 të prekurve, hedh dritë mbi mutacionet e mundshme zbutëse

Publikuar tek: aktualitet, më 14:47 11-08-2020 ‘Djalli ndodhet në detaje, por aty ndodhet edhe shpëtimi’, mjeku jep lajme të mira për Covid: Studimi i 18 të prekurve, hedh dritë mbi mutacionet e mundshme zbutëse Ilir Alimehmeti

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim i cili hedh dritë mbi mutacione zbutëse të Covid 19.

Në një studim shumë teknik, autorët kanë hulumtuar speciet e virusit në 18 pacientë me COVID-19, nga i cili tregohet se “fshirjet (delecionet) nuk kanë ndodhur në mënyrë rastësore përgjatë gjenit S, por janë grumbulluar në rajone specifike”.

“Ndër mutacionet e ndryshme, një rezultat shumë mbresëlënës kishte grumbullimi i fshirjeve (“hot-spot”) në amplikonin N07 në 14 pacientë ndër 18 (78%).

Ndër këta 14 pacientë ndodheshin 100% e pacientëve me COVID-19 të lehtë dhe vetëm gjysma e atyre me COVID-19 të rëndë.

Variantet virale me këto fshirje (delecione) ishin në mënyrë sinjifikante më të shpeshta te pacientët me COVID-19 të lehtë. (Fisher test: OR: 95%CI 0.0 - 0.9605; p=0.023)”, këto janë disa nga rezultatet e studimit të 18 pacientëve, shkruan Alimehmeti.

Postimi i Alimehmetit:

Djalli ndodhet në detaje, por po aty ndodhet edhe shpëtimi!”

Cit.: Hyman G. Rickover

Të tjera mutacione/lajme të mira të virusit miqtë e mi!

Një tjetër superpunim hedh dritë mbi mutacionet e mundshme “zbutëse” të SARS-CoV-2.

Kujtoj që virusi u bë i aftë të infektojë njerëzit përmes një mutacioni në zonën që kodon proteinën S (spike), ku potencialisht u shtua (insercion) një sekuencë P-R-R-A (prolinë-argininë-argininë-alaninë).

?? Punuar nga grupi kërkimor i Qendrës Spitalore Universitare Vall d’Hebron – Barcelonë, artikulli është publikuar më 5 gusht 2020 në revistën prestigjioze Emerging Microbes & Infections.

"Naturally oçurring SARS-CoV-2 gene deletions close to the spike S1/S2 cleavage site in the viral quasispecies of COVID19 patients"

(linku në fund të postimit)

Në studimin e tyre shumë teknik, autorët kanë hulumtuar speciet e virusit në 18 pacientë me COVID-19:

? 10 me COVID-19 të lehtë

? 8 me COVID-19 të rëndë.

Në total janë kryer:

? 48.746.647 lexime (81.202 – 597.558 lexime për çdo amplikon)

? 3.749.742 gjene të plota S

? 208.319 lexime për çdo pacient, mesatarisht

REZULTATE:

✅ Fshirjet (delecionet) nuk kanë ndodhur në mënyrë rastësore përgjatë gjenit S, por janë grumbulluar në rajone specifike.

✅ Ndër mutacionet e ndryshme, një rezultat shumë mbresëlënës kishte grumbullimi i fshirjeve (“hot-spot”) në amplikonin N07 në 14 pacientë ndër 18 (78%).

✅ Ndër këta 14 pacientë ndodheshin 100% e pacientëve me COVID-19 të lehtë dhe vetëm gjysma e atyre me COVID-19 të rëndë.

✅ Variantet virale me këto fshirje (delecione) ishin në mënyrë sinjifikante më të shpeshta te pacientët me COVID-19 të lehtë. (Fisher test: OR: 95%CI 0.0 - 0.9605; p=0.023)

KONKLUZIONE:

? Këto gjetje sugjerojnë se delecionet nuk janë evente sporadike edhe pse vërehen në një përqindje relativisht të vogël të kuazispecieve virale.

? Prezenca e këtyre mutacioneve dhe krijimi i një kodoni “stop” sugjerojnë se nënnjësia S1 e proteinës S (spike) mund të prodhohet si “proteinë e lirë” (free S1) hidrofilike.

? Si rrjedhojë, kjo “free S1” mund të lidhet me receptorët ACE2 në mënyrë konkuruese, duke bllokuar receptorët dhe duke penguar lidhjen e viruseve të plota funksionale.

? Ky mekanizëm bën të mundur infektimin e një numri më të vogël qelizash humane dhe me një ritëm më të ngadaltë, duke sjellë si rrjedhojë edhe një infeksion më të lehtë, por pa humbur aftësinë e transmetueshmërisë.

Autorët dalin në konkluzion se:

PËRZGJEDHJA NATYRORE KA FAVORIZUAR NJË STRATEGJI TË TIPIT “MOS E DIGJ SHTËPINË KU JETON”.

Pas çdo specie të sotme, ndodhen miliona vite evolucioni natyror!

Natyra ka qenë dhe do të jetë gjithmonë aleati ynë më i mirë!

Ndërkohë të fitojmë kohë duke respektuar masat dhe përkujdesjet individuale dhe sociale.

117535633_3170543783022809_1958170113437824840_o.jpg

117645206_3170543893022798_6155990812814267469_o.jpg

117603548_3170544086356112_8771648198147285446_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptari përplasi për vdekje me kamion një vajzë, ekstradohet nga Tirana drejt Kanadasë (EMRI- DETAJE NGA NGJARJA)
E rëndë në Lezhë, plagoset me sende të forta 21 vjeçari, përfundon në gjendje të rëndë në spital »
Article Logic
Execution time: 0.012351989746094
array(1) { ["section"]=> string(165) "djalli-ndodhet-ne-detaje-por-aty-ndodhet-edhe-shpetimi-mjeku-jep-lajme-te-mira-per-covid-studimi-i-18-te-prekurve-hedh-drite-mbi-mutacionet-e-mundshme-zbutese-216814" }