‘DJALLI nuk fle te sistemi’, Astrit PATOZI ‘shënjestron’ RAMËN: Provoi që me të nuk mund të bëhen zgjedhje, as Damiani nuk e rregullon Reformën Zgjedhore

Publikuar tek: politike, më 17:49 16-09-2019 ‘DJALLI nuk fle te sistemi’, Astrit PATOZI ‘shënjestron’ RAMËN: Provoi që me të nuk mund të bëhen zgjedhje, as Damiani nuk e rregullon Reformën Zgjedhore Edi Rama (m) dhe Astrit Patozi (d)

Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi akuzon kryeministrin Rama se nuk ka qëllim të ndryshojë sistemin zgjedhor.

Duke iu referuar intervistës së kreut të qeverisë socialiste në ‘’TV Klan’’ ku theksonte se problemet (djalli) nuk qëndrojnë te sistemi zgjedhor, pasi ky sistem ka prodhuar arritje pozitive për vendin.

Pikërisht te kjo deklaratë, Patozi e identifikoi Ramën me ‘'djallin'’, ''i cili nuk dëshiron të ndryshojë rregullat e lojës (garës së barabartë në zgjedhje) të cilat rrezikuan të provokonin përplasje civile mes qytetarëve në 30 qershor''.

Në vazhdim të analizës së tij në Facebook, Patozi nuk beson se Komisioni për Reformën Zgjedhore, as përpjekjet e kryetarit të saj Damian Gjiknuri do të prodhojnë një paketë të re zgjedhore të pranueshme nga të gjithë.

Pavarësisht se Rama kërkoi falje për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, atij i përshtatet ky sistem zgjedhor që i garanton qëndrimin në pushtet.

Ish-zyrtari i PD shton se Rama përligji thënien e opozitës ‘’që me të nuk mund të ketë zgjedhje’’.


Postim i Astrit Patozit:

NJË LAJM I KEQ PËR OPTIMISTËT E REFORMËS ZGJEDHORE

Të gjithë ata që po shpresojnë në ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, si nisjen e zgjidhjes së krizës, madje disa syresh duke e konsideruar atë ngjarje të sigurtë, i ftoj të ndjekin intervistën e sotme të "timonierit".

Ai thotë se nuk e ka parë kurrë djallin të fshehur pas sistemit, i cili, sipas tij, i paska sjellë vendit kaq e kaq gjëra të mira, saqë ti mund të nisësh e të dyshosh tek vetja, pse nuk ke arritur t'i shohësh dhe t'i ndjesh ato.

Është i njëjti personazh, që kërkoi ndjesë publike për bashkëfajësi në ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, pasi "Rilindja" e tij nuk arriti të fitojë zgjedhjet në vitit 2009.

Dhe pyetja e parë që vjen në mendje është se si ka mundësi që të marrë në shpinë një barrë aq të madhe, sa të identifikohet vetë me djallin, vetëm për të mos i ndryshuar rregullat e lojës, të cilat për pak na çuan në përplasje civile dy muaj më parë.

Duke e përligjur vetë në një farë mënyre pretendimin se "zgjedhje me Edi Ramën nuk mund të ketë".

Sepse nuk besoj se ka naivë që të besojnë se ai thjesht ka shprehur një opinion dhe se këtë punë ka mundësi që ta rregullojnë Damian Gjiknuri me të tjerët në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Dhe çudia më e madhe është se nga e gjen gjithë këtë siguri, që pala tjetër nuk do ta kërkojë, ndërkohë që ai po i lutet për ta vendosur bashkë dhe mundësisht sa më shpejt se si do të shkohet në zgjedhjet e ardshme.


Çfarë deklaroi Rama në lidhje me sistemin aktual zgjedhor dhe ndryshimet e mundshme në Kodin Zgjedhor.


Ne i shikojmë të gjitha propozimet me respekt dhe me të gjithë vëmendjen e nevojshme, pa paragjykuar askënd. Por, ne jemi partia më e madhe dhe kemi të drejtën e të marrit të një vendimi. Nuk kam besuar që djalli fle te sistemi. Besoj që me këtë sistem zgjedhor kemi arritur të transformojmë proçese…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.094887018203735
array(1) { ["section"]=> string(153) "djalli-nuk-fle-te-sistemi-astrit-patozi-shenjestron-ramen-provoi-qe-me-te-nuk-mund-te-behen-zgjedhje-as-damiani-nuk-e-rregullon-reformen-zgjedhore-178667" }