Djaloshi 24 vjeçar që humbi jetën në SHBA për të shpëtuar motrën, ishte nga Shkodra

Publikuar tek: aktualitet, më 20:03 01-11-2015 Djaloshi 24 vjeçar që humbi jetën në SHBA për të shpëtuar motrën, ishte nga Shkodra Kristian Leka, djaloshi 24 vjeçar qe humbi jeten ne Nju Jork mbremjen e djeshme

Djaloshi 24 vjeçar Kristian Leka që humbi jetën në një aksident tragjik në Nju Jork mbrëmjen e djeshme pas festimeve të Halloween, është me origjinë nga Shkodra. 

Ai dhe familja e tij, nëna, babai dhe motra 10 vjeçare Fiona, kishin emigruar prej vitesh në Nju Jork, ku Kristiani kishte mbaruar edhe studimet Christopher Columbus Hight School. Jetonin në Bronx, Nju Jork dhe kishin kohë që kishin krijuar stabilitet.

Kristiani, mbrëmjen e djeshme së bashku me motrën dhe të fejuarën e vet kishin dalë për festimet, kur makina e drejtuar nga 52 vjeçari ka humbur kontrollin, duke u përplasur fillimisht me një makinë, e më pas me një grumbull njerëzish, prindër dhe fëmijë, që kishin dalë në rrugë për festimet e Halloëeen.

Kristiani gjithçka e ka bërë për të shpëtuar motrën e tij të vogël 10 vjeçare Fiona, të cilën e ka shtyrë dhe ajo gjendet në spital me një krah të thyer. E lënduar në këtë aksident tragjik, ku humbën jetën tre persona (një burrë 65 vjeç dhe një vajzë e vogël) është edhe e fejuara e tij, por edhe ajo, jashtë rrezikut për jetën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Neonazisti Robert Hajdhi paraqitet në Gjykatën e Sarandës
Ja si mund ta ndihmoni Kristin e vogël që vuan nga sëmundja e rrallë »
Article Logic
Execution time: 0.011208057403564
array(1) { ["section"]=> string(88) "djaloshi-24-vjecar-qe-humbi-jeten-ne-shba-per-te-shpetuar-motren-ishte-nga-shkodra-24438" }