Dje doli negativ, sot Veliaj falenderon qytetarët: Mirënjohje që mbani maska në autobusë, jeta s’ka të paguar

Publikuar tek: aktualitet, më 10:41 13-08-2020 Dje doli negativ, sot Veliaj falenderon qytetarët: Mirënjohje që mbani maska në autobusë, jeta s’ka të paguar Foto nga autobusi

Ditën e djeshme kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, bëri me dije se ka rezultuar negativ në testin e dytë të Covid.

Sot ai e ka nisur mëngjesin me një falënderim për të gjithë qytetarët që mbajnë maska teksa përdorin transportin publik në kryeqytet, duke theksuar se Policia Bashkiake nuk është aty për gjoba, por si kujtesë që jeta s’ka të paguar.

“Mirëmëngjes! Mirënjohje qytetarëve që mbajnë maska në autobusë – ruajnë veten dhe të dashurit e tyre! Policia Bashkiake nuk është aty për gjoba, por si kujtesë që jeta s’ka të paguar e duhet ruajtur me çdo kusht! Një ditë të mbarë të gjithëve”, shkruan Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082259178161621
array(1) { ["section"]=> string(113) "dje-doli-negativ-sot-veliaj-falenderon-qytetaret-mirenjohje-qe-mbani-maska-ne-autobuse-jeta-s-ka-te-paguar-216980" }