Gjimnazi “Andon Zako Çajupi” nderon Blerta Pepën, 16-vjeçaren e cila humbi jetën tragjikisht gjatë një operacioni në spitalin “Continental” në Tiranë me certifikatë mirënjohjeje, “për kontributin artistik në fushën e këngës, në shkollën Andon Zako Çajupi gjatë vitit shkollor 2016-2017”.
Blerta Pepa ka përfaqësuar shkollën e saj në aktivitetin Tirana Art Fest. Dhe kjo certifikatë është si një homazh që gjimnazi bën për nder të saj.