Dje u denoncua se mori 8 MLN LEKË rryshfet dhe sot u ARRESTRUA, Prokuroria nis hetimet për ish-sanitaren Tire Alldervishi; akuza që bie mbi të

Publikuar tek: aktualitet, më 15:31 13-01-2021 Dje u denoncua se mori 8 MLN LEKË rryshfet dhe sot u ARRESTRUA, Prokuroria nis hetimet për ish-sanitaren Tire Alldervishi; akuza që bie mbi të FotoMontazh-Tire Dervishi

Prokuroria e Tiranës ka nisur në kohë rekord hetimet për ish-sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tire Alldervishi, e cila u arrestua nga policia sot në mëngjes.

Kjo e fundit akuzohet për mashtrim pasi i mori mbi 8 milionë lekë vajzës së një ish-paciente në këtë spital, duke u hequr si infermiere.

Mendohet se ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm i 58-vjeçares, por gjithçka pritet të zbardhet nga hetimet.

Njoftimi i plotë

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.281 datë 13.01.2021 në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të ”Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2 te Kodit Penal

Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962 pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për ti shërbyer mamasë së kallzueses e cila ishte e shtruar në spital me Covid 19, duke ju prezantuar si inferimiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Gjithashtu në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur.

Në datën 28.11.2020 mamaja e kallzueses është shtruar tek spitali universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID 19 dhe ka nderruar jete po ne kete spital me date 25.12.2020. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe qe më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që ti jepja telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal i ka thënë, meqënëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin. Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. Kallzuesja nuk e dinte a po ja jepnin ilaçet apo jo sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata.

Shuma e paguar ne total eshte rreth 800.000 leke te reja pa llogaritur ilacet qe kallezuesja sipas instruktimit te Tire Alldervishit i blinte neper farmaci te ndryshme per t’ia dhene asaj me qellim qe te behej mjekimi i mamase se saj.

Komunikimet ndermjet Tire Alldervishi dhe kallezueses jane bere si verbalisht ashtu edhe nepermjet rrjetit te komunikimit Ëhat’s Up.

Eshte ndaluar shtetasja Tire Alldervishi dhe ndaj saj eshte depozituar kerkesa e Prokurorise per vleftesimin e ndalimit dhe caktimin e mases se sigurise “arrest ne burg”

Prokuroria prane gjykates se shkalles se pare Tirane do te kryeje nje hetim te plote dhe te thelluar per te qartesuar nese ndodhemi para nje rasti sporadik apo para nje skeme te mirefillte perfitimi nga personeli mjekesor apo ndihmes ne kurriz te te semureve me semundjen COVID 19 duke mos hezituar te vere para pergjegjesise penale kedo qe do te rezultoje i implikuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas skandalit të sanitares te Covid-2, denoncon një tjetër familjar: Kam paguar 10 milion lekë për 3 ditë, s'mi kanë kërkuar po i kam dhënë vetë
KPA ndërpret procesin dhe merr vlerësimin për Piro Samarën: Ndalohet të emërohet në organet e drejtësisë për 15 vite »
Article Logic
Execution time: 0.011600017547607
array(1) { ["section"]=> string(147) "dje-u-denoncua-se-mori-8-mln-leke-rryshfet-dhe-sot-u-arrestrua-prokuroria-nis-hetimet-per-ish-sanitaren-tire-alldervishi-akuza-qe-bie-mbi-te-234836" }