Dje u hapën 'dyert' për 27 emigrantë, 17 të tjerë të bllokuar në Kapshticë: Urdhër të kthehen mbrapsht

Publikuar tek: aktualitet, më 09:20 08-04-2020 Dje u hapën 'dyert' për 27 emigrantë, 17 të tjerë të bllokuar në Kapshticë: Urdhër të kthehen mbrapsht Ilustruese

Pasi ditën e djeshme u evakuuan 27 emigrantë shqiptarë të cilët prej të premtes ndodheshin mes kufirit shqiptaro grek në Kapshticë, bëhet se dije se 17 të tjerë kanë mbetur të bllokuar dhe u kërkohet që të kthehen mbrapsht.

Mësohet se në një nga hotelet e qytetit të Korçës do akomodohen 27 persona për 14 ditë dhe shpenzimet e tyre do të mbulohen nga Këshilli Kordinues i Diasporës.

Ndërsa 17 të tjerët që u është kërkuar të kthehen mbrapsht mësohet se janë rezidentë në shtetin fqinj.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër që të lejohen të hyjnë në Shqipëri vetëm ata persona që nuk janë rezidentë në shtetin fqinj, kurse ata që janë duhet të kthehen mbrapsht.

Sakaq ata që futen duhet të akomodohen për 14 ditë në hotel, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090649127960205
array(1) { ["section"]=> string(105) "dje-u-hapen-dyert-per-27-emigrante-17-te-tjere-te-bllokuar-ne-kapshtice-urdher-te-kthehen-mbrapsht-201831" }