Dje u hodh nga dritarja i riu me Covid, sot policia rrethon ‘Shefqet Ndroqin’ dhe lë jashtë gazetarët: Pacientët negativë në gjendje të rënduar, numër i lartë urgjencash

Publikuar tek: aktualitet, më 11:14 14-08-2020 Dje u hodh nga dritarja i riu me Covid, sot policia rrethon ‘Shefqet Ndroqin’ dhe lë jashtë gazetarët: Pacientët negativë në gjendje të rënduar, numër i lartë urgjencash Gazetari jashte spitalit

Një situatë aspak e qetë paraqitet në spitalin "Shefqet Nfroqi", ku bëhet me dije se pacientët që kanë rezultuar negativë me Covid janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pasi ditën e djeshme është hedhur nga dritarja e spitalit një 29 vjeçar me Covid i cili vdiq në vend, policia sot ka marrë masa, duke rrethuar spitalin. Ndërkaq gazetarët raportojnë se ata janë nxjerrë jashtë perimetrit ku raportonin më parë, ndërsa brenda ndodhen vetëm familjarët e të sëmurëve. Sakaq në 24 orët e fundit raportohet numër i lartë urgjencash.

“Virusi ka shkaktuar gjendje të rëndë shëndetësore. Gjendja e pacientëve që kanë rezultuar negativ nga Covid në gjendje të rëndë. Numër i lartë urgjencash në 24 orët e fundit.

Numri i personave në terapi intensive te Shefqet Ndroqi është 13 persona. Policia ka rrethuar spitalin dhe nuk lejon median të afrohet në ambientet ku raportonin më parë. I kanë lënë jashtë. E kanë të pamundur të marrin kontakt me burimet e informacioni. Kjo për të shmangur rrezikun.

Policët kanë marrë urdhër për ti mbajtur mediet sa më larg spitalit. Kjo është bërë pasi i riu është hedhur nga dritarja e spitalit në kushte depresioni”, tha gazetari  Erjon Skëndaj per news 24.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0041699409484863
array(1) { ["section"]=> string(171) "dje-u-hodh-nga-dritarja-i-riu-me-covid-sot-policia-rrethon-shefqet-ndroqin-dhe-le-jashte-gazetaret-pacientet-negative-ne-gjendje-te-renduar-numer-i-larte-urgjencash-217093" }