Dje u martua me një vajzë 50 vjeçe më të re, sot Kryeimami i Maqedonisë shpall të vdekur koronavirusin

Publikuar tek: rajon, më 16:24 24-05-2020 Dje u martua me një vajzë 50 vjeçe më të re, sot Kryeimami i Maqedonisë shpall të vdekur koronavirusin Kreu i BFI Rexhep Sulejmani

Kryeimami i Maqedonisë së Veriut ditën e djeshme Sulejman Rexhepi ka qenë në qendër të vëmendjes ditën e djeshme, pasi u martua me një vajzë 50 vjeçe më të re se ai, duke i dhuruar edhe një orë me vlerë 37 mijë euro.

Ditën e sotme, me rastin e festës së Fitër Bajramit, Rexhepi fali namazin e Bajramit në xhaminë Mustafa Pasha, ndërsa në deklaratën e tij ai shpalli të vdekur koronavirusin.

"Dhashtë Zoti që në kushte edhe më të mira më të volitshme dhe me fitoren tonë mbi të keqen. E keqja ndërkombëtare që tronditi tërë globin, mbarë njerëzinë në botë ishte Koronavirusi, pandemia COVID 19 të cilën unë besoj se e kemi mundur. Unë kam bindje se e kemi fituar dhe prej këtij momenti mund ta shpalli të vdekur një herë e përgjithmonë”, tha ai.

Kujtojmë që falja e sotme u krye në xhami dhe jo në sheshe, ndryshe nga herët e tjera, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Rexhep Sulejmani dhe gruaja e tij:

A3CD6D7E-0C05-43E6-8A6C-AB0DA378BA40-6v7iahhq6a3c6xl7anoqbgzoqgj9c8e4b8w8d9lu2ww.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0051679611206055
array(1) { ["section"]=> string(108) "dje-u-martua-me-nje-vajze-50-vjece-me-te-re-sot-kryeimami-i-maqedonise-shpall-te-vdekur-koronavirusin-207629" }