Dje u zgjodh Ministër i Ekonomisë, ky është milioneri i qeverisë së re në Kosovë (PASURIA)

Publikuar tek: rajon, më 07:50 04-06-2020 Dje u zgjodh Ministër i Ekonomisë, ky është milioneri i qeverisë së re në Kosovë (PASURIA) Ministri i Ekonomise ne Kosove Blerim Kuci

Blerim Kuçi është ministri i ri i Ekonomisë në Kosovë, në qeverinë e re të kryesuar nga AVdullah Hoti dhe të votuar ditën e djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Kuçi është edhe nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa ushtronte edhe pozitën e deputetit, të cilën do duhet ta dorëzojë pas emërimit si ministër.

Por ndërkohë mediat kosovare kanë zbuluar edhe pasurinë që ky ministër ka, dhe duhet thënë që nuk qenka aspak keq.

Kuçi ka mbi 1 milion euro pasuri të paluajtshme në toka dhe banesa, ndërsa të deklaruara ka edhe dy makina. Mercedesi me vlerë 65 mijë euro është në pronësi të tij, ndërsa makina tjetër e tipit "BMË" që kap vlerën e 25 mijë euro është në pronësi të fëmijëve të tij.

Kuçi, përveç angazhimit të tij politik merret edhe me biznes. Ai ka aksione në dy kompani, “NPN “Hidroterm”, dhe Hidroterm BK-doo, kapitali i të cilave kap shifra afër 2 milionë euro.

Por ministri i ri nuk ka shumë para "cash" të deklaruara, pas në banke deklaron vetëm 1175 euro në llogarinë e tij dhe 1000 euro në emër të gruas dhe fëmijëve.




Screenshot_5-2.pngScreenshot_2-2.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093848705291748
array(1) { ["section"]=> string(94) "dje-u-zgjodh-minister-i-ekonomise-ky-eshte-milioneri-i-qeverise-se-re-ne-kosove-pasuria-208988" }