‘Djeg’ skenën me këngët e FLORIT, rikthehet ELVANA GJATA më seksi se kurrë në koncerte

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:25 21-04-2019 ‘Djeg’ skenën me këngët e FLORIT, rikthehet ELVANA GJATA më seksi se kurrë në koncerte

Që prej përfshirjes së të dashurit të saj, Ervin Matës në ngjarjes e Ish-Bllokut, me 1 të vrarë e 2 të plagosur, këngëtarja Elvana Gjata është gjithmonë në qendër të mediave.

Vetëm pak kohë më parë, Elvana në bashkëpunim me mikun e saj, moderatorin Ermal Mamaqi u shfaqen në premierën e filmit të tyre ‘2gisht mjaltë’.

Mirëpo, mesa duket ditët e gëzuara për Gjatën kanë ardhur. Pas publikimit të këngës 'Tavolina e mërzisë', të gjithë fansat e këngëtares mezi po prisnin rikthimin e fuqishëm të saj.

Por momenti erdhi dhe Elvana Gjata u është rikthyer koncerteve këtë fundjavë.

Ajo ka qenë në Zvicër dhe nga videot e fotot e publikuara duke se e ka djegur skenën, ku nuk kanë munguar as këngët e saj të vjetra  të prodhuara nga Flori Mumajesi, si ‘Lejla’ dhe ‘Love me’.

E veshur me një fustan të zi të shkurtër, këngëtarja dukej shumë seksi dhe e nxehtë.  

Screenshot_7.png

57156509_326381611409179_8005426901811635924_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029715061187744
array(1) { ["section"]=> string(90) "djeg-skenen-me-kenget-e-florit-rikthehet-elvana-gjata-me-seksi-se-kurre-ne-koncerte-161326" }