Ditën e sotme Biblioteka Kombëtare u përfshi nga flakët në katet e nëndheshme ndërsa sipas drejtoreshës Persida Asllani librat e djegur dhe të dëmtuar janë të pas viteve 90-të.
Sakaq, kjo ngjarje ka ngjallur pafund reagime jo vetëm për faktin se si ra zjarr në bibliotekë por edhe për pasurinë e humbur nga ky zjarr.
Për historianin dhe politikanin Paskal Milo, kjo që ndodhi sot është një sinjal alarmi për të kthyer vëmendjen në fushën e kulturës dhe artit.
“Keqardhje për zjarrin që ra në fondet e Bibliotekës Kombëtare. Në rrezik thesaret e kulturës kombëtare. Sinjal alarmi për të kthyer vëmendje prioritare në fushat e kulturës, artit dhe shkencës. Ne që kemi kaluar një pjesë të madhe të jetës aty ndjejmë keqardhje që për mbi 26 vite nuk është bërë asnjë investim serioz me gjithë premtimet e shumta që janë bërë nga të gjitha qeveritë”, shkruan Paskal Milo.