Djegia e fabrikës së drurit në Fushë Krujë, flet banori i zonës: Dolëm të traumatizuar pasi flakët na erdhën në dritare, është hera e dytë që i vihet zjarri...

Publikuar tek: aktualitet, më 07:54 13-08-2020 Djegia e fabrikës së drurit në Fushë Krujë, flet banori i zonës: Dolëm të traumatizuar pasi flakët na erdhën në dritare, është hera e dytë që i vihet zjarri... Ilustruese

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm i është vënë zjarri një fabrike të përpunimit të drurit  në Fushë-Krujë.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërsa mësohet se fabrika është në pronësi të Afrim Çelës.

Ndërkohë për këtë ngjarje ka folur një banor i zonës, i cili është shprehur se kanë dalë nga shtëpitë të traumatizuar, pasi flakët kanë shkuar deri në dritaret e tyre.

Ai thotë se kjo është hera e dytë që kësaj fabrike i vihet zjarri, ndërsa thekson se fabrika nuk ka sistem për fikjen e zjarrit dhe nuk është marrë asnjë masë nga shteti apo nga pronari.

Fabrika nuk ka sistem për fikjen e zjarrit, por nuk është marrë asnjë masë nga pronari apo nga shteti. Nuk e kuptoj si shteti lejon të na rrezikohet jeta. Është hera e dytë që kësaj fabrike i vihet zjarri. Dolëm të traumatizuar nga shtëpia, flakët na erdhën në dritare", ka thënë një nga banorët e zonës.

LEXO EDHE: Zjarr i madh në Fushë Krujë, digjet fabrika e prodhimit të paletave


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094568729400635
array(1) { ["section"]=> string(160) "djegia-e-fabrikes-se-drurit-ne-fushe-kruje-flet-banori-i-zones-dolem-te-traumatizuar-pasi-flaket-na-erdhen-ne-dritare-eshte-hera-e-dyte-qe-i-vihet-zjarri-216961" }