Djegia e kabinës në Fushë-Krujë, OSHEE sqaron ngjarjen

Publikuar tek: aktualitet, më 08:54 12-09-2019 Djegia e kabinës në Fushë-Krujë, OSHEE sqaron ngjarjen

OSHEE ka reaguar në lidhje me djegien e kabinës elektrike mbrëmjen e djeshme, ku mbetën pa energji disa familje.

Përmes një njoftimi OSHEE ka treguar se kabina 40-vjeçare e ka zëvendësura me një të re.

OSHEE sqaron se kabina ‘Kastriot i Vjetër’, operonte me pajisje të vjetra 6 kV, e ndërtuar me arkitekturë tip kullë që në kohën e elektrifikimit.

Gjithashtu OSHEE thekson se punimet për kabinën e re përputhen me planin e investimit të OSHEE për zëvendësimin e rrjetit elektrik nga 6 në 20kV.

Njoftimi i OSHEE:

Fushë Krujë/Digjet kabina 40-vjeçare, OSHEE e zëvendëson me të re 20kV

Një kabinë elektrike u dogj mbrëmë rreth orës 21:00, duke lënë pa energji elektrike disa banesa rreth saj në Fushë Krujë. Kabina “Kastriot i Vjetër”, operonte me pajisje të vjetra 6 kV, e ndërtuar me arkitekturë tip kullë që në kohën e elektrifikimit.

Për shuarjen e zjarrit u angazhua zjarrfikësja, ndërsa OSHEE stakoi fiderin për masë sigurie. Me normalizimin e situatës, brigadat e OSHEE Agjencia Fushë Krujë, së bashku me një staf suport të ardhur nga Drejtoria Rajonale Durrës, evidentuan dëmet dhe organizuan planin e veprimit, i cili konsiston në vendosjen e pajisjeve të reja 20kV, në të gjitha pjesët përbërëse të kabinës.

Sikurse shihet në foto, në krah të kabinës së djegur, ndodhet kabina e re, e cila do të pajisjet me aksesorët e nevojshëm, për ta vendosur në funksion brenda ditës së sotme.

Theksojmë se punimet për kabinën e re përputhen me planin e investimit të OSHEE për zëvendësimin e rrjetit elektrik nga 6 në 20kV, projekt ky në zbatim prej dy vitesh në qytetin e Fushë Krujës.

70513670_2609699119254105_6829044446416338944_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067129135131836
array(1) { ["section"]=> string(60) "djegia-e-kabines-ne-fushe-kruje-oshee-sqaron-ngjarjen-178163" }