Djegia e KATEDRALES, libri i VIKTOR HYGO rekord shitjesh këto 48 orë

Publikuar tek: kulture-art, më 15:06 17-04-2019 Djegia e KATEDRALES, libri i VIKTOR HYGO rekord shitjesh këto 48 orë

Sipas agjensisë amerikane CNN, libri ‘Katedralja e Parisit’ e Viktor Hygo është rikthyer si një nga librat me të shitura në faqen 'Amazon'.

Pas shkatërrimit të një pjesë të Katedrales 856-vjeçare nga zjarri, mijëra njerëz janë frymëzuar për të lexuar librin e Viktor Hugo dhe për këtë arsye kanë kërkuar që ta blejnë. Libri i tij u botua në vitin 1831 dhe është përkthyer në çdo gjuhë të botës.

Madje në të ka edhe një pjesë ku Viktor Hygo me një profeci të pabesueshme ka përshkruar djegien e katedrales, ashtu sikurse ndodhi 2 ditë mjë parë:

“Sytë e të gjithëve ishin drejtuar te maja e katedrales. Ajo që po shihnin tani ishte diçka e jashtëzakonshme. Në galerinë më të lartë, përmbi rozetën qendrore, dukej një flakë e madhe që ngrihej ndërmjet dy kambanareve në një vorbull shkëndijash; ishte një flakë e madhe, e çrregullt dhe e furishme, së cilës era i rrëmbente herë-herë ndonjë thekë, së bashku me tymin. Nën atë flakë, përfund parmakut të errët me tërfila vezullues, dy ullukë që dukeshin si dy gryka përbindëshash villnin pa pushim atë shi të zjarrtë, currilet e argjendta të të cilit shndritnin në pjesën e poshtme të zymtë të fasadës”, shkruan Hygo në librin e tij.

Ndoshta kjo ishte edhe një prej arsyeve se pse shumë u kuriozuan për ta blerë kaq masivisht librin.

Screenshot_7.jpgScreenshot_8.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020531177520752
array(1) { ["section"]=> string(74) "djegia-e-katedrales-libri-i-viktor-hygo-rekord-shitjesh-keto-48-ore-160795" }