Djegia e makinës së këshilltarit bashkiak, PD thirrje prokurorisë: Të zbardhen autorët e pororsitësit pa vonesë

Publikuar tek: politike, më 12:38 21-02-2018 Djegia e makinës së këshilltarit bashkiak, PD thirrje prokurorisë: Të zbardhen autorët e pororsitësit pa vonesë

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me djegien makinës së këshilltarit bashkiak të PD në Tepelenë, Xhaferr Meçe.

PD reagon duke dënuar fillimisht ngjarjen ndaj Meçes, i cili më herët ka mbajtur edhe postin e kreut të PD në Tepelenë dhe apelon Prokurorinë e policinë që të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.

“Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal të zjarrvënies së qëllimshme të automjetit personal të këshilltarit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, Xhafer Meçe.

Ne i bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhin pa vonesë ngjarjen dhe të arrestojnë e vendosin para ligjit autorët dhe porositësit e këtij akti të shëmtuar kriminal.

Partia Demokratike shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për këshilltarin tonë në Bashkinë e Tepelenës Xhafer Meçe dhe familjarët e tij”, thuhet në reagimin e PD.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01152491569519
array(1) { ["section"]=> string(116) "djegia-e-makines-se-keshilltarit-bashkiak-pd-thirrje-prokurorise-te-zbardhen-autoret-e-pororsitesit-pa-vonese-110968" }