Djegia e mandateve, Balla-opozitës: Zgjedhjet e ardhshme në 2021, s' kemi luksin të dalim kundër SHBA dhe BE

Publikuar tek: politike, më 21:50 01-03-2019 Djegia e mandateve, Balla-opozitës: Zgjedhjet e ardhshme në 2021, s' kemi luksin të dalim kundër SHBA dhe BE

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, përsa i përket djegies së mandateve nga opozita është shprehur se Basha krijoi një precedent të rrezikshëm për vendin.

'Lulezim Basha krijoi një precedent të rezikshëm, që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, që cdo opozitë që nuk kënaqet me rezultatin zgjedhor të kërcënojë me djegie mandatesh nëse nuk merr fitoren ne tavolinë.

Shqipëria nuk e ka luksin që të dalë kundër SHBA dhe BE. Deklaratat e partnerëve tanë ndërkombëtarë nuk lënë asnjë vend për pikëpyetje. Thirrja e tyre mbetet e qartë ndaj cdo kandidati në listat shumëemërore për të mos iu bindur urdhërit politik të Bashës dhe Kryemadhit për mandatet e deputetëve', është shprehur ndër të tjera Balla.

Sakaq, ai ka theksuar se Parlamenti është legjitim dhe se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në Qershor të vitit 2021.

'Parlamenti është legjitim, Qeveria është legjitime dhe të jetë e qartë se Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme janë në Qershor 2021. Ndërkohë që më 30 Qershor 2019 shqiptarët do të votojnë për kryetarët dhe këshillat bashkiakë.'

Këto deklarata Balla i ka bërë nga një takim me Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste Peqin.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndjesa e Policisë ndaj bizneseve, Vokshi: Këta të vrasin natën dhe të qajnë ditën
PRESIDENTI i PE bën deklaratën 'bombë' për Shqipërinë: Situatë tejet e rrezikshme, ka nisur një LUFTË CIVILE »
Article Logic
Execution time: 0.011538028717041
array(1) { ["section"]=> string(111) "djegia-e-mandateve-balla-opozites-zgjedhjet-e-ardhshme-ne-2021-s-kemi-luksin-te-dalim-kunder-shba-dhe-be-154800" }