“Djegia e mandateve dhe mos-futja në zgjedhje ishte gabim”, Biberaj i PD: Kemi nxjerr mësime, i lamë fushën bosh Ramës

Publikuar tek: politike, më 10:42 18-01-2021 “Djegia e mandateve dhe mos-futja në zgjedhje ishte gabim”, Biberaj i PD: Kemi nxjerr mësime, i lamë fushën bosh Ramës Aleksandër Biberaj, PD

Aleksandër Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, thotë se mos-futja e PD në zgjehdjet vendore dhe djegia e mandateve ishte një gabim, pasi kryeministrit Rama, sipas tij, iu la fusha bosh.

Në Abc Neës, Biberaj u shpreh se demokratët kanë nxjerrë mësime nga këto gabime.

“Ka qenë gabim djegia e mandateve dhe mosmarrja pjesë në zgjedhjet vendore. Por ishte një gabim i detyruar me idenë se ky do të reflektojë. Ky jo vetëm që nuk reflektoi por e shtriu të keqen. Sikurse kemi bërë gabim që nuk kemi marrë pjesë në ndarjen administrative. Por gabimet në politikë kanë një kosto dhe nuk është momenti që të merremi. Unë mendoj se secili prej nesh ka nxjerrë mësimet e veta. E vërteta është se iu la fusha bosh”, u shpreh Biberaj.

Përsa i përket letrës që Ambasada franceze i dërgoi kryeministrit, për çështjen e vaksinave, demokrati tha se “Rama ka degraduar”.

“Letra që del nga ambasada franceze vjen nga Macron sepse kështu funksionon diplomacia dhe rrjedhimisht ai kërkon një përgjigje. Që do të thotë jo përgjigje me bejte. Kryeministri po ta vësh re ka degraduar aq shumë sa edhe fjalori ka mbaruar. Po të bëni një matje të fjalëve që përdor Edi Rama kam përshtypjen nuk janë më shumë se 100 fjalë. Ky është degradim dhe tallje me një komb të tërë. Do të perifrazoja një filozof, një njeri i rritur keq kurrë nuk mund të bëhet lider. As me ambasadorin Soreca nuk mund të sillet ashtu. Po ky është modejli i tij, nuk është cudi”, shtoi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 4 muaj nga zgjedhjet, caktohet drejtuesi politik i PD në Lezhë, Lulzim Basha i beson pedagogut të njohur
»
Article Logic
Execution time: 0.01292085647583
array(1) { ["section"]=> string(120) "djegia-e-mandateve-dhe-mos-futja-ne-zgjedhje-ishte-gabim-biberaj-i-pd-kemi-nxjerr-mesime-i-lame-fushen-bosh-rames-235409" }