Djegia e mandateve nga opozita, Berisha ka dy fjalë për ndërkombëtarët

Publikuar tek: aktualitet, më 08:49 15-03-2019 Djegia e mandateve nga opozita, Berisha ka dy fjalë për ndërkombëtarët

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas kritikave të ndërkombëtarëve lidhur me djegien e mandateve nga deputetët e opozitës.

Berisha shprehet se e kupton qëndrimin e tyre që nuk mbështetin djegien e mandateve, por opozita ka mirëkuptim për këto qëndrime dhe po bën gjithçka për të qartësuar shkaqet që detyruan për vendimin e saj.

'Si përfundim, protesta historike e opozitës nëpërmjet mediave të mëdha po fiton mendjen dhe zemrën e komunitetit ndërkombëtar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit të kakistokracisë' shkruan mes të tjerash BerisHA.

Postimi i plotë:

Duke ndjekur “Opinion”!

Dy fjale per nderkombetaret.

Miq, po diskutohet keto kohe lidhur me qendrimin nderkombetar ndaj djegies se mandateve nga opozita, lidhur me kete problem theksoj:

Se pari, vetkuptohet se komuniteti zyrtar nderkombetar nuk mbeshtet dhe nuk mund te mbeshtese djegien e mandateve.

Se dyti, mendoj se opozita ka mirekuptim per keto qendrime dhe po ben gjithçka per te qartesuar shkaqet qe detyruan opoziten per vendimin e saj.

Se treti, sot opozita dhe shqiptaret ne teresi me protesten dhe kauzen e tyre kane fituar me shpejtesi te rrufeshme pushtetin e katert boteror. Mediat e botes kane paraqitur revolucionin e shqiptareve si ngjarje boterore, ne qindra e qindra lajme kane informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kunder lidhjeve te qeverise se Edvinit me krimin, korrupsionin e papermbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve, dosjet famoze te prokurorise, proteston kunder narkoshtetit dhe kontrollit te Shqiperise tashme Kolumbi e Europes nga mafia.

Si perfundim, protesta historike e opozites nepermjet mediave te medha po fiton mendjen dhe zemren e komunitetit nderkombetar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit te kakistokracise.

Revolucioni i pandalshem po ecen drejt fitores!

Cunami i dates 16 mars do mahnise boten! sb


 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022525072097778
array(1) { ["section"]=> string(76) "djegia-e-mandateve-nga-opozita-berisha-ka-dy-fjale-per-nderkombetaret-156496" }