“Djemtë e Gjirokastrës”: PBDNJ shpalli kandidat organizatorin e masakrës së Peshkëpisë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:28 10-04-2015 “Djemtë e Gjirokastrës”: PBDNJ shpalli kandidat organizatorin e masakrës së Peshkëpisë

Forumi “Djemtë e Gjirokastrës” kanë zhvilluar sot një ceremoni përkujtimore në nderim të dy të rënëve në masakrën e Peshkëpisë në Gjirokastër ku mbetën të vrarë pas një sulmi terrorist i organizatës terroriste greke “MAVI”, kapiteni i Pare Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.

"Djemtë e Gjirokastrës" u shprehën se Partia e të Drejtave të Njeriut ka shpallur kandidat për Bashkinë Himarë atë personazh që 21 vjet më parë sipas akuzave të ngritura nga Prokuroria Shqiptare dhe Greke  është organizatori i sulmit terrorist kryer në repartin ushtarak të fshatit Peshkëpi të Gjirokastrës.

Për ironi të fatit edhe të politikës 21 vjet më vonë Alfred Beleri, i akuzuari si organizator i këtij sulmi terrorist shpallet kandidat i PPDNJ-shit jo rastësisht  në të njëjtën datë kur ndodhi sulmi terrorist nga organizata terroriste MAVI në 10 Prill 1994. Ne sot në 10 prill 2015  i vendosim lule heronjve të kombit ushtarakut Fatmir Shehut dhe ushtarit Arsen Gjinit të rënë dëshmor në krye të detyrës në ish-repartin ushtarak në fshatin Peshkëpi dhe politika e ‘’dekriminalizuar’’ në Tiranë shpall kandidat për një nga 61 bashkitë e vendit pikërisht atë që është akuzuar nga Prokuroria Shqipetare dhe Greke që është organizator i këtij akti terrorist”, thueht në deklaratën e “Djemve të Gjirokastrës”.

Djemtë e Gjirokastrës e quajnë një tallje me shpirtrat e heronjve të kombit edhe të familjareve të tyre këtë akt të politikës shqiptare që nuk i shërben askujt me këto sjellje qe ‘cingrisin’ shpirtin e shqiptarit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pafajësia për Arben Frrokun, Prokuroria dërgon çështjen në Apel
Braçe - zv.presidentit të Bankers: A do pije ti ujë nga nëntoka e shpërthimeve? »
Article Logic
Execution time: 0.011332988739014
array(1) { ["section"]=> string(88) "djemte-e-gjirokastres-pbdnj-shpalli-kandidat-organizatorin-e-masakres-se-peshkepise-8378" }